Masat paraprake për COVID-19 pas lindjes

Nëse mendohet ose konfirmohet se keni COVID-19, do të nevojiten masa paraprake shtesë gjatë lindjes dhe menjëherë pas lindjes së foshnjës tuaj:
Body

Nëse mendohet ose konfirmohet se keni COVID-19, do të nevojiten masa paraprake shtesë gjatë lindjes dhe menjëherë pas lindjes së foshnjës tuaj:

  • Vendosni maskë për fytyrë kur mbani dhe ushqeni foshnjën tuaj pas lindjes.
  • Mbajtja e foshnjës tuaj lëkurë më lëkurë menjëherë pas lindjes do ta mbajë foshnjën tuaj të ngrohtë dhe do të marrë frymë mirë, do ta ndihmojë atë ta arrijë lehtësisht gjirin dhe do t'ju ndihmojë ju dhe foshnjën të ndiheni afër.
  • Lani duart para dhe pas kujdesit për foshnjën tuaj.
  • Filloni ushqyerjen me gji brenda orës së parë pas lindjes. Ushqyerja e hershme me gji e ndihmon foshnjën të mësojë të ushqehet me gji ndërsa gjiri është ende i butë.
  • Kolostrumi, qumështi i parë i trashë në të verdhë e mbron fëmijën tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet.
  • Qëndroni së bashku me foshnjën tuaj të porsalindur gjatë gjithë kohës që jeni në spital ose klinikë, gjë që do të ndihmojë në kontaktin lëkurë më lëkurë dhe në ngrohtësinë e foshnjës si dhe do ta lehtësojë ushqyerjen me gji. Kjo quhet mbajtja e foshnjës pranë nënës në spital (ang. "rooming-in").
  • Ushqeni shpesh me gji për të ndihmuar që qumështi i gjirit të “vijë” dhe për të siguruar sasi të madhe të qumështit të gjirit. Vetëm ushqyerja me qumësht gjiri në 6 muajt e parë është e mjaftueshme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës suaj.
  • Mos i jepni foshnjës tuaj ujë ose lëngje të tjera, si çaj, qumësht të lopës, qumësht formulë për foshnjat gjatë ditëve të para pas lindjes. Ato nuk janë të nevojshme dhe janë të rrezikshme për shëndetin e foshnjës suaj të porsalindur.