Gratë shtatzëna dhe infeksioni nga COVID-19
Transmetimi asimptomatik i COVID-19 është i mundur në gratë shtatzëna, si dhe në popullatën e përgjithshme. Të gjitha gratë shtatzëna me një histori kontakti epidemiologjik duhet të monitorohen me kujdes. Nëse infeksioni provohet, trajtimi i gruas shtatzënë varet nga shenjat klinike të paraqitura.
Deri më sot, ka të dhëna të kufizuara për shenjat klinike dhe komplikacionet perinatale pas infeksionit nga COVID-19 gjatë shtatzënisë.
Tani për tani, nuk ka prova të transmetimit të virusit nënë-fëmijë kur infeksioni manifestohet në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Testet PCR të kryera në mostrën e lëngut amniotik, gjaku i marrë nga kordoni umbilikal apo i kërthizës, sekrecionet vaginale, tamponi tek i porsalinduri dhe nga qumështi i gjirit kanë rezultuar të gjitha.
Dëshmi që të kemi komplikacione të rënda për nënën ose të porsalindurin pas infeksionit nga COVID-19 në tremujorin e tretë nuk ka akoma që të jenë të vërtetuara pasi disa nga rastet kishin probleme të tjera shoqëruese (plasje e parakohshme e membranave të fetusit, asfiksi apo mbytje e të porsalindurit, lindja e parakohshme apo premature...) që përndryshe çojnë në një rezultat akoma më të keq.