Si të përgatitësh një fëmijë për vaksinim?
Marrja e vaksinës mund të jetë e dhimbshme për fëmijën tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që si ju, ashtu edhe fëmija juaj të përgatiteni për këtë ngjarje. Në vitin e parë, vaksinimi është i shpeshtë dhe foshnja juaj është tepër e re për të kuptuar pse është e rëndësishme për të, çfarë pritet nga ai/ajo dhe si të sillet. Megjithatë, këto shpjegime janë shumë të dobishme më vonë. Ajo që një foshnjë një muajshe mund të kuptojë kur ajo është duke marrë vaksinat është gatishmëria juaj emocionale - qetësia juaj, siguria dhe ndjenja e mbrojtjes që ju mund t'i jepni asaj.
Si mund të veproni?
Është e rëndësishme që përgatitja për vaksinim në muajt e parë të jetës të bëhet nga një prind që ka një qëndrim pozitiv dhe që mund të kontrollojë në mënyrë efektive frikën e tij/saj nga gjilpëra/injeksioni. Komunikimi juaj i vazhdueshëm me foshnjën, ndërsa merr vaksinën, mesazhet e butësinë dhe dashurinë, përkujdesja dhe pëshpëritja do t'i japë atij/asaj ndjenjën se jeni me të, dhe se mund të ndihet i/e sigurt. Qëndrimi juaj do të kombinohet edhe me sjelljen e stafit mjekësor që i kryen këto gjëra në mënyrë rutinë dhe që përjetohet me këto procedura. Në marrëveshje me stafin, ju gjithashtu do të gjeni mënyrën që është më e shkurtër, më e mirë dhe pa dhimbje për ju dhe foshnjën tuaj. Këto përvoja të para do të projektojnë më vonë të gjitha përvojat e mëvonshme me vaksinimin, kështu që sigurohuni që përvojat e para të kalojnë me sa më pak pasoja emocionale të jetë e mundur.
Pas përfundimit të vitit të parë, ju mund të bisedoni me fëmijën tuaj dhe ta përgatisni para se të shkoni për të marrë vaksinën. Për disa fëmijë, të tillë si fëmijët që e kanë më të vështirë të përshtaten ose e kanë më të vështirë me frustrimet, kjo para-përgatitje është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse zvogëlon përvojën e stresit, dhe kështu pasojat emocionale të stresit për shkak të vaksinimi. Ajo që shumë prindër po përdorin tashmë janë lojërat imituese, të cilat mund t'i quajmë "te doktori". Në këto lojëra, është veçanërisht interesante për fëmijët që t'i japin një "shishe" mamit dhe babit dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ata gëzohen kur tregojnë fuqi dhe për ju është një mundësi për t'i treguar fëmijës dhe për ta inkurajuar të duroj dhimbjen pa reagime të tepruara.
Është e rëndësishme të mos ia fshehim të vërtetën fëmijës gjatë përgatitjes për çdo lloj injeksioni. Ofroni strategji specifike për fëmijët për të përballuar dhimbjen dhe mendoni se cila do të ishte strategjia më e mirë për fëmijën. Për shembull, ju mund të thoni, "po, do të lëndojë, por ne do të fryjmë (ose do të numërojmë) dhe kjo do të na ndihmojë të kalojmë dhimbjen më shpejt" ... ose "ne do të mbajmë dorën tënde, sa më fort të mundemi ndërsa ajo dhemb", kjo do ta ndihmojë fëmijën të kapërcejë dhimbjen. Çfarëdo që të vendosni dhe veproni së bashku është një strategji e mirë! Fëmija, ashtu si të gjithë ne, zakonisht ka nevojë vetëm për empati për atë që po kalon.
E rëndësishme!
Ne nuk ju këshillojmë të përdorni këto mundësi për të adoptuar rolin e një "njeriu të fortë", për të provokuar një ndjenjë turpi nëse ai/ajo qan apo ka frikë nga injeksionet, etj. Ne gjithashtu nuk ju këshillojmë të mbështesni miratimin e rolit të një "vajze të dobët" me këtë rast, e cila "mund" të qajë vetëm sepse ajo është vajzë. Në këtë mënyrë, mund ta privoni fëmijën nga empatia dhe mirëkuptimi të cilat vetëm sa do të intensifikojnë reagimet e frikës, rezistencës, stresit dhe pasojave të saj. Këto gabime në dukje banale mund të zhvillojnë frikën e një fëmije ndaj mjekut në përgjithësi, gjë që mund ta bëjë përherë të vështirë kujdesin për shëndetin e fëmijës tuaj.