Mitet dhe faktet në lidhje me vaksinën

Përdorimi i gjerë i vaksinave në të gjithë botën është shoqëruar me shumë shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre dhe ndikimet e mundshme dhe efektet anësore afatgjata. Në paragrafin vijues do t'i përmbledhim faktet në lidhje me këto shqetësime.
Body

Përdorimi i gjerë i vaksinave në të gjithë botën është shoqëruar me shumë shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre dhe ndikimet e mundshme dhe efektet anësore afatgjata. Në paragrafin vijues do t'i përmbledhim faktet në lidhje me këto shqetësime.

Është normale dhe madje e justifikueshme të jeni të shqetësuar dhe të kërkoni informata në lidhje me çështjet mjekësore në përgjithësi, dhe në veçanti në lidhje me vaksinat. Sidoqoftë, sugjerojmë fuqimisht t'i ndiqni informatat nga burimet e besueshme siç janë organizatat shëndetësore qendrore si OBSH, Agjencia Evropiane e Mjekësisë, Akademia Amerikane e Pediatrisë etj. Mediat elektronike janë “të përmbytura”nga informatat, ku një pjesë e madhe e tyre është pa bazë shkencore dhe ndonjëherë, madje qëllimisht, të rreme dhe "fake".

Është shumë e rëndësishme të bëni dallimin mes "ndërlidhjes rastësore" (ang. "temporal association"); kur dy ngjarje ndodhin rastësisht njëra pas tjetrës për të shkaktuar ndërlidhjen "'shkak-pasojë". Në shumë raste kur dy ngjarje ndodhin njëra pas tjetrës, nuk ka asnjë arsye për të besuar se ngjarja e parë shkaktoi të dytën.

Për shembull, nëse një tërmet do të ndodhte 1 ditë pas humbjes të ekipit kombëtar të futbollit, askush nuk do të besonte se humbja e shkaktoi tërmetin. Kjo është vetëm një rastësi.

Kjo vlen për disa gjëra të këqija që mund të ndodhin pas vaksinimit: nuk duhet të harrojmë se shumë prej sëmundjeve gjenetike dhe zhvillimore shfaqen gjatë 2 viteve të para të jetës. Kjo është edhe koha kur jepen shumica e vaksinave. Është shumë tunduese të besosh se vaksina shkaktoi sëmundjet. Sidoqoftë, duhet të zbulojmë nëse kjo ishte një rastësi apo vërtet një ndërlidhje shkak-pasojë. Prandaj, shumë studime të mëdha epidemiologjike janë bërë me disa metoda të hetimeve dhe në vende të ndryshme me hulumtues të ndryshëm. Numri jashtëzakonisht i madh i dëshmive ofron një mesazh shumë sigurues se vaksinat janë shumë të sigurta dhe nuk shkaktojnë sëmundje serioze.