Helmimi nga ushqimi

Helmimi nga ushqimi është një sëmundje që mund të shkaktojë nauze, të vjella ose diarre. Helmimi me ushqim shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të ruajtura ose të gatuara keq që përmbajnë mikrobe, si bakteret, viruset ose parazitë. Ndiqni praktikat e mira të higjienës ushqimore për të parandaluar helmimin nga ushqimi.
Body

Çfarë është helmimi nga ushqimi?

Helmimi nga ushqimi është një lloj gastroenteriti.

Helmimi nga ushqimi ndodh kur mikrobet rriten në ushqime si sallatat, mishi, mishi i pulës, ushqimet e detit, vezët ose kremi që është larguar. Mikrobet rriten sepse ushqimi është i papjekur, i ringrohur keq ose nuk është i vendosur në frigorifer siç duhet. Mikrobet mund të rriten edhe kur ushqimi përgatitet me duar të pa pastra ose pajisje të pa pastra.

Bakteret që shkaktojnë helmim nga ushqimi përfshijnë Staphylococcus, Campylobacter, Salmonella dhe Escherichia coli. Disa viruse si noroviruset, parazitët dhe gjithashtu toksinat e prodhuara nga bakteret gjithashtu mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi.

Simptomat e helmimit nga ushqimi

Simptomat mund të përfshijnë:

  • nauze ose të vjella
  • dhimbje barku dhe ngërçe
  • gazra
  • jashtëqitje të hollë ose diarre, ndonjëherë me gjak
  • kokëdhimbje
  • ethe.

Helmimi nga ushqimi mund të ndodhë brenda disa orësh deri në disa ditë pas ngrënies së ushqimit të keq. Shpesh duhen 24-48 orë që simptomat e helmimit nga ushqimi të qetësohen.

Simptomat e helmimit me ushqime mund të jenë më të rënda tek foshnjat sesa tek fëmijët më të rritur dhe adoleshentët.

Nëse fëmija juaj ka simptoma të helmimit nga ushqimi, duhet ta kontrolloni fëmijën tuaj për shenja dehidrimi.

A ka nevojë fëmija juaj për të vizituar mjekun për helmimin nga ushqimi?

Vizitoni mjekun nëse fëmija juaj:

  • ka diarre që vazhdon për më shumë se disa ditë
  • ka diarre me gjak.

Dërgoni fëmijën tuaj menjëherë në departamentin e emergjencës nëse:

  • fëmija juaj ka dhimbje të forta stomaku dhe të vjella dhe nuk mund të mbajë asnjë lëng
  • fëmija juaj nuk është duke pirë dhe ka shenja dehidrimi, duke përfshirë pak ose fare urinim, humbje peshe, lodhje dhe etje ekstreme.
  • fëmija juaj ka simptoma të helmimit nga ushqimi dhe është më pak se një vjeç.
  • jeni të shqetësuar se fëmija juaj nuk është jashtëzakonisht mirë.

Trajtimi për helmimin nga ushqimi

Shumica e rasteve të helmimit nga ushqimi janë të lehta dhe fëmija juaj nuk do të ketë nevojë për ndonjë trajtim specifik.

Antibiotikët zakonisht nuk nevojiten ose rekomandohen, por mund të përdoren për disa lloje të sëmundjeve ushqimore.

Sigurohuni që fëmija juaj të pijë mjaftueshëm lëngje. Preferohet që në intervale të rregullta të merren pak gllënjka të lëngut të rihidrimit oral. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e dehidrimit.

Nëse fëmija juaj është i/e uritur, ju mund t'i jepni atij/asaj gjithçka që i pëlqen të hajë.

Fëmija juaj mund të mos ketë dëshirë të hajë, por mos ia ndaloni ushqimin për më shumë se 24 orë.

Parandalimi i helmimit nga ushqimi

Hapi i parë për parandalimin e helmimit nga ushqimi është gjithmonë larja e duarve para se të hani dhe trajtimi i ushqimit.

Kur jeni duke përgatitur ushqim:

  • lani mirë të gjitha frutat dhe perimet
  • kontrolloni që ushqimet të jenë të freskëta dhe të mos kenë erë të keqe
  • ziejeni mirë mishin dhe vezët
  • mos përgatisni mish të papërpunuar dhe perime në të njëjtin tigan
  • mos përgatisni ushqim që të hanë të tjerët nëse je i/e sëmurë.

Kur ringrohni ushqimin, ngroheni atë tërësisht.

Sigurohuni që ta ruani ushqimin siç duhet dhe në temperaturën e duhur në mënyrë që të mbrohet nga kontaminimi. Dhe mos harroni të kontrolloni datën e përdorimit në paketim përpara se të hani.

Kur hani jashtë:

  • kontrolloni pastërtinë e restorantit ose të vendit të ushqimit për marrjen e ushqimit
  • shqyrtoni nëse stafi ndjek praktika të mira higjienike
  • kontrolloni që ushqimi të ruhet dhe të shërbehet në temperaturën e duhur
  • kontrolloni që mishi të jetë gatuar tash
  • hani ushqime të gatshme brenda pak orësh ose vendoseni në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur.