Infeksioni i veshit të jashtëm

Pikat kryesore: Simptomat e një infeksioni të veshit të jashtëm përfshijnë dhembje dhe kruajtje. Veshi zakonisht ndihet i bllokuar. Fëmija juaj mund të marrë një infeksion të veshit të jashtëm nga noti, shkopinjtë e pambukut, ekzema, dermatiti etj. Dërgoni fëmijën tuaj te mjeku i përgjithshëm nëse mendoni se ai/ajo ka një infeksion të veshit të jashtëm.
Body

Rreth infeksionit të veshit të jashtëm ose otitis extern

Nëse fëmija juaj ka infeksion të veshit të jashtëm i bie që mbështjellësi i kanalit të veshit në anën e jashtme të timpanit të veshit i është infektuar.

Fëmijët që notojnë shumë shpesh marrin infeksione të veshit të jashtëm. Kjo pasi uji qëndron në veshët e tyre pas notit dhe shkakton irritim.

Gjithashtu infeksionet e veshit të jashtëm mund të shfaqen nëse kanali i veshit të fëmijës suaj dëmtohet përmes përdorimit të shkopinjve të pambukut (për pastrim) ose nga gërvishtja. Kur kjo ndodh shpesh zhvillohet një infeksion dytësor bakterial ose fungal.

Fëmijët që kanë probleme të lëkurës si ekzemë ose dermatit kanë më shumë gjasa të prekën nga infeksionet e veshit të jashtëm.

Termi mjekësor për infeksionin e veshit të jashtëm është Otitis externa. Gjithashtu mund ta dëgjoni që e quajnë "veshi i notarit".

Veshi ka tri pjesë kryesore - veshin e jashtëm (kanali i veshit dhe lapra e veshit), veshi i mesëm (prapa timpanit të veshit) dhe veshi i brendshëm (i cili ka nervat që ndihmojnë në detektimin e zërit).

Simptomat e infeksionit të veshit të jashtëm

Nëse fëmija juaj ka infeksion të veshit të jashtëm, ai/ajo mund të ankohet për dhimbje të madhe ose kruarje të veshit. Fëmijët më të vegjël mund të kalojnë shumë kohë duke kruar veshët e tyre.

Veshi zakonisht ndihet i bllokuar dhe fëmija juaj mund të ketë probleme me dëgjimin. Përtypja ndonjëherë mund ta përkeqësojë dhimbjen.

Ndonjëherë mund të ketë gjakderdhje apo edhe rrjedhje nga veshi i infektuar. Fëmija juaj gjithashtu mund të ketë gjëndra limfatike të dhimbshme dhe të fryra rreth veshit dhe qafës.

Infeksionet e rënda të veshit të jashtëm mund të bëjnë që i gjithë veshi të skuqet dhe të enjtet. 

A duhet fëmija juaj të vizitohet te mjekun për infeksion të veshit të jashtëm?

Ju duhet ta dërgoni fëmijën tuaj te mjeku nëse:

  • fëmija juaj ankohet për dhimbje shqetësuese të veshit
  • ka rrjedhje nga veshi 
  • i gjithë veshi bëhet i kuq dhe i fryrë
  • fëmija juaj në përgjithësi nuk ndjehet mirë, ka temperaturë ose të vjella
  • fëmija juaj vazhdon të preket nga infeksione të veshit të jashtëm
  • mendoni se fëmija juaj ka probleme me të dëgjuarit.

Trajtimi i infeksionit të veshit të jashtëm

Për infeksionet e zakonshme të veshit të jashtëm, mjeku mund të përshkruajë pika veshi për fëmijën tuaj për disa ditë. Këto zakonisht përbëhen nga një kombinim i kortikosteroideve dhe i antibiotikëve.

Për infeksione më të rënda të veshit të jashtëm, mjeku juaj mund të fusë një garzë të vogël, të quajtur fitil, në veshin e fëmijës suaj. Fitili ngjyhet në një solucion të antibiotikëve dhe kortikosteroideve.

Gjatë kohës kur fëmija juaj ka infeksion të veshit të jashtëm, ju dhe fëmija duhet të shmangni prekjen ose kruarjen e veshit të tij/saj. Veshi i fëmijës suaj gjithashtu duhet të mbahet i thatë, që do të thotë se ajo/ai nuk duhet të notojë derisa veshi i saj/tij të shërohet plotësisht.

Ju mund të përdorni paracetamol ose ibuprofen në doza të rekomanduara nëse fëmija juaj ka dhimbje.

Parandalimi i infeksionit të veshit të jashtëm

Nëse fëmija juaj vazhdon të ketë infeksione të veshit të jashtëm, mund të ndihmojë që t'ia  thani veshët e tij/saj dhe të t'i hudhni pika pas notit dhe larjes. Mbajtja e tapave të veshit me cilësi të mirë mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e kësaj gjendje.

Është gjithashtu një ide e mirë të shmangni pastrimin e veshit të fëmijës tuaj me shkopinj pambuku. Mund të provoni të përdorni një tharëse flokësh në vend të shkopinjve të pambukut për të tharë veshët e fëmijës suaj.