Orkestra në shtëpi
Materialet që ju nevojiten: Tenxhere e thellë; Tavë për përgatitjen e ushqimit; Tenxhere plastike; Lugë nga metali; Lugë nga druri; Rrahëse vezësh nga metali; Shishe qelqi; ujë; Shirita elastikë; Kuti të këpucëve
Çfarë mund të bëni së bashku:
Hapi 1

Shikoni listën e mjeteve që keni dhe inkurajoni fëmijët të fillojnë të bëjnë zhurmë me objektet që keni mbledhur nëpër shtëpi. Zhurmën më të madhe do e bëjnë tenxheret dhe tiganët prej metali. Si tingëllon secili ''instrument'' kur goditet me ndonjë objekt qoftë nga druri apo nga metali?
Hapi 2

Mbushni disa shishe qelqi të madhësive të ndryshme me sasi të ndryshme të ujit. Mbuloni pjesërisht grykën e shishes me gojë dhe fryni në të, dhe ashtu do të krijoni një ''fishkëllimë''. Përdorni edhe shishe të qumështit ose të salcave, mirëpo me ato të qelqit funksionon më mirë. Ajo është pjesa ku ndahet pjesa e frymës tuaj. Gjithashtu mundeni edhe ta goditni (butësisht) me dorë pjesën e sipërme, dhe krijohet një ksilofon nga shishja e qelqit.
Hapi 3

Vendosni disa shirita elastikë në një kuti të këpucëve. Mund të eksperimentoni duke e bërë një vrimë të rrumbullakët në mes të kutisë, si një kitarë. Shirita me trashësi të ndryshme do krijojnë zhurma të ndryshme dhe kutitë e vogla do krijojnë tinguj të ndryshëm nga kutitë e mëdha. Eksperimentoni me pjesën e shiritave.
Hapi 4

Fëmijët mundet t'i shtojnë orkestrës së tyre edhe pajisje elektronike (me mbikëqyrje të të rriturve) që prodhojnë zhurma të ndryshme. Rrahëse vezësh, çajnik elektronik, fshesa elektronike dhe lavatriçe të cilat krijojnë zhurmë të shkëlqyeshme në sfond.
A e dini se fjala ''orkestër'' rrjedhë nga gjuha Greke që nënkupton ''të vallëzosh''? Gjatë kohës sa krijoni muzikë, vallëzoni gjithashtu!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmijëve ju pëlqen të bëjnë zhurmë! Jepuni atyre pak kohë ku i lejoni të bëjnë zhurmë, për t'i eksploruar shumëllojshmëritë e zhurmave. Ky aktivitet do t'i bëjë fëmijët të mendojnë për mënyrën se si prodhohet tingulli dhe muzike, si dhe çfarë tinguj janë më të mirët ose më të zhurmshmit.