Përfitimet e ushqyerjes me gji gjatë COVID-19
A e mbron gjidhënia fëmijën tim?
Ushqyerja me gji shpëton jetë. Hulumtimet tregojnë se duke i rritur normat e ushqyerjes me gji, çdo vit ne mund të shpëtojmë jetën e më shumë se 820,000 fëmijëve në të gjithë botën. Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave një nxitje të shëndetshme dhe i mbrojnë ato kundër shumë infeksioneve. Antitrupat dhe faktorët bio-aktivë në qumështin e gjirit mund të luftojnë kundër infeksionit COVID-19, nëse foshnja ekspozohet.
Body
A e mbron ushqyerja me gji fëmijën tim?Ushqyerja me gji shpëton jetë. Hulumtimet tregojnë se duke i rritur normat e ushqyerjes me gji, çdo vit ne mund të shpëtojmë jetën e më shumë se 820,000 fëmijëve në të gjithë botën. Qumështi i gjirit siguron antitrupa që u japin foshnjave një nxitje të shëndetshme dhe i mbrojnë ato kundër COVID-19, nëse foshnja ekspozohet. Përveç kësaj, virusi korona nuk është gjetur në qumështin e gjirit, dhe transmetimi përmes ushqyerjes me gji nuk është vërtetuar. Ushqyerja me gji rekomandohet globalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF-i, si dhe është pjesë e rekomandimeve kombëtare për ushqimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël:
|