Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin
Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin
Duhani përmban deri në disa mijëra lëndë kimike. Qindra prej tyre janë shumë toksike për trupin e njeriut, dhe të paktën 70 substanca prej tyre hyjnë në kategorinë e kancerogjenëve.
Në mënyrë të veçantë, përmenden TRI PËRBËRËSIT kryesorë të përmbajtjes së duhanit:
Nikotina – që vepron në tru vetëm pas disa sekondash. Ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe përshpejton rrahjet e zemrës. Është për t'u ‘fajësuar’ pasi krijon një varësi të fortë ndaj duhanit!
Monoksidi i karbonit – që zë vendin e oksigjenit në transportin nëpërmjet gjakut, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit, i cili është i nevojshëm për funksionimin normal të indeve dhe të organeve tona.
Katrani – i cili ngushton rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri dhe pengon më tej furnizimin me oksigjen. Përveç kësaj, ai depozitohet në bronke dhe me kalimin e kohës shkakton "kollën e duhanpirësit“ dhe lehtëson zhvillimin e mjaft infeksioneve në mushkëri.
Duke pasur parasysh çfarë u tha më sipër, pirja e duhanit mund të shkaktojë:
- kancer të mushkërive,
- sëmundje ishemike të zemrës,
- sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Përveç kësaj, ajo kontribuon në masë të madhe në shfaqjen:
- e arteriosklerozës,
- e cerebrovaskulares, duke përfshirë edhe hemorragjinë cerebrale,
- e mbi 20 llojeve dhe nëntipeve të sëmundjeve malinje (goja, laringu, ezofagu, stomaku, fshikëza, cerviksi),
- e sëmundjeve akute të frymëmarrjes,
- e astmës (si dhe përkeqësim të saj!).
Pirja e duhanit gjithashtu ndikon në përkeqësimin e potencialit riprodhues, d.m.th. çon në vështirësi të ngjizjes së fëmijës.
Mbi 8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga pasojat e pirjes së duhanit.