Po vishem vetë!

Materialet që ju nevojiten: Veshjet e përditshme të fëmijës tuaj.

Çka mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj mund të tregojë interesim që të vishet (apo më shpesh në fillim, të zhveshët). Po, është më efikase ta bëni vetë, por kështu kaloni ca kohë duke i dhënë fëmijës mundësinë që "ta bëjë vet!".

Gjeni një kohë kur nuk jeni me nxitim. Mund të jetë më e lehtë të fillohet me zhveshjen për kohën e banjës. Për këtë si dhe për veshjen, gjatë kësaj kohe të interesimit për veshjen, përpiquni të zgjidhni rroba që janë veçanërisht të lehta të vishen dhe të zhvishen. Gjithashtu, mund të inkurajoni fëmijën tuaj që të bëjë pjesët më të lehta dhe mbase vetëm një artikull të veshjes në të njëjtën kohë.

Pasurojeni këtë aktivitet me bisedë gjersa jeni së bashku. Emërtoni sende, ngjyra dhe kështu me radhë dhe përshkruani atë që po bën fëmija juaj: “Shiko, ke vendosur krahun në mëngën e këmishës. Kjo është e mrekullueshme!”

Çfarë mëson fëmija juaj: Të vishesh vetë është një aftësi ''vetë ndihmuese'', që do të bëhet thelbësore kur fëmija fillon shkollën. Gjithashtu i krijon fëmijës ndjenjën e kompetencës dhe pavarësisë. Për ta kuptuar se si vishen rrobat, fëmijës i duhet të fus në funksion edhe aftësitë e të menduarit për të planifikuar se çfarë duhet të bëjë së pari dhe cila pjesë ku shkon dhe kështu me radhë. Gjithashtu, kur bisedoni me fëmijën tuaj rreth ndonjë detyre që është shumë interesante për të, forcohen edhe gjuha dhe komunikimi.