Prindër të vetëm dhe prindërimi i tillë pozitiv

Fëmijët ia dalin mirë kur kanë prindër mbështetës, që japin të ngrohtësi, janë të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe fleksibilë. Marrëdhëniet e fuqishme me fëmijët ndërtohen mbi momentet e përditshme, vëmendja pozitive, lavdërimet e kështu me radhë. Rregullat e qarta e inkurajojnë sjelljen e mirë dhe i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt. Ndoshta jo gjithmonë e bëni ekuilibrin prindëror siç duhet. Mos u bëj shumë e ashpër me veten. Është më mirë të mos u flasësh fëmijëve për problemet e të rriturve. Në vend të kësaj, merr mbështetje nga familja dhe miqtë.
Body

Prindër të vetëm, që rritin fëmijë të lumtur e të shëndetshëm

Fëmijët e rritur nga prindër të vetëm mund të jenë po aq të lumtur dhe mendërisht të shëndetshëm, sa edhe fëmijët që jetojnë me të dy prindërit biologjikë. Pavarësisht nëse një fëmijë ka një prind ose më shumë, fëmijët ia dalin mirë kur kanë prindërim mbështetës, të ngrohtë, të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe elastikë.

Prindërit mund t’ua japin fëmijëve të tyre këtë lloj të prindërimit kur ata:

  • shumicën e kohës ndihen të sigurt për prindërimin
  • janë të shqetësuar për të qenë një prind i mirë
  • e kuptojnë se askush nuk është i përkryer
  • kanë mbështetje nga familja dhe shokët.

Fëmijët mund të tremben nga ndjenjat e forta që shkojnë paralelisht me ndarjen. Nëse jeni një prind i vetëm e përjetoni ndarjen, është mirë t’i thoni fëmijës suaj se të dy prindërit e duan dhe se ndarja nuk është për fajin e tij.

Kur je prind i vetëm, krijo marrëdhënie pozitive me fëmijët

Marrëdhëniet familjare pozitive i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të dashur. Edhe ty të ndihmojnë të ndihesh mirë.

Ja disa mënyra se si mund ta ushqeni marrëdhënien tuaj me fëmijën:

  • Nxirrni maksimumin nga momentet e përditshme. Koha cilësore me fëmijën mund të ndodhë kurdo dhe kudo. Mund të flasësh në darkë në vend që të shohësh televizor. Ju mund të luani lojëra fjalësh në autobus, të këndoni së bashku në park ose të tregoni histori qesharake para kohës së gjumit.
  • Bëhuni të interesuar. Flisni për gjërat e preferuara të fëmijës suaj, nga sporti muzika, librat e deri të mënyra se si funksionojnë gjërat. Lëreni fëmijën tuaj t’u tregojë se si ta luani lojën e saj të preferuar në tavolinë ose aplikacionin e preferuar.
  • Kushtoni vëmendje pozitive. Buzëqesh, qesh dhe përqafoje fëmijën sa më shpesh që mundesh. Tregojini se jeni të lumtur që ai është gjëja e parë që shihni në mëngjes dhe kur të kthehet nga qendra e kujdesit, kopshti, ose shkolla.
  • Ndani kohë një-me-një. Nëse ke më shumë se një fëmijë, përpiqu të kalosh ca kohë rregullisht një me një me secilin fëmijë. Mund të jetë një libër para gjumit me fëmijët më të vegjël ose një lojë e qetë me një fëmijë më të madh, kur më të vegjlit flenë.
  • Lavdëroje fëmijën tënd. Për shembull, mund të thuash “Jam vërtet krenar për mënyrën se si më fole për ndjenjat”.

Inkurajimi i sjelljes së mirë kur je prind i vetëm

Rregullat dhe kufijtë e qartë u japin fëmijëve një ndjenjë sigurie dhe rehatie.

Por mund të jetë më e vështirë të jesh në përputhje me rregullat dhe kufijtë kur je prind i vetëm, sidomos nëse je i/e lodhur dhe i/e stresuar, ose nëse sjellja e fëmijës është sfiduese.

Nëse je prind i vetëm për shkak të ndarjes, që ka ndodh kohëve të fundit, atëherë mund të shohësh ndonjë sjellje të vështirë nga fëmija. Kjo është shumë tipike. Për shembull, disa fëmijë mund të kthehen për të bërë gjëra nga të cilat janë rritur, si për shembull, ta lajnë krevatin, të flasin, të mos flenë, të mos hanë ose të mos bëjnë gjë tjetër. Gjithashtu, fëmija mund të jetë në humor të keq dhe të debatojë më shpesh.

Më poshtë janë dhënë disa ide për inkurajimin e sjelljes së mirë dhe trajtimin e sjelljeve sfiduese. Gjithashtu, nëse sjellja sfiduese nuk zgjidhet brenda pak javësh, mund të përpiqesh të flasësh edhe me një specialist të shëndetit të fëmijëve, si me mjekun ose me infermieren.

Pranoni ndjenjat 
Inkurajoje fëmijën që t’i vërë në fjalë ndjenjat e zemëruara ose të acaruara dhe tregoji se po e dëgjon. Mund t’i pranosh këto ndjenja pa pranuar sjellje të papërshtatshme. Për shembull, “e shoh që po ndihesh shumë i zemëruar – por të më bërtasësh nuk është në rregull. Le të marrim ca frymë thellë së bashku dhe pastaj të flasim për atë që po ndodh”.

Krijo rregulla të qarta 
Bëja të ditur fëmijës rregullat e familjes që zbatohen kur është nën kujdesin tënd. Nëse jeni të ndarë, është në rregull, nëse rregullat tuaja janë të ndryshme nga ato të ish-partnerit tuaj.

Të biesh dakord për disa rregulla në një mbledhje familjare mund të jetë një hap i parë i mirë. Kjo iu jep të gjithëve një mundësi për t’u bashkuar, gjë që e bën më të mundshme që fëmija juaj të ndjekë rregullat.

Përpiqu të jesh konsistent
Fëmijët sillen më mirë kur kanë rregulla të qëndrueshme. Përmbajuni rregullave sa më shumë që të jetë e mundur dhe kujtoni vetes të jetë i qetë, edhe nëse fëmija juaj reziston. Nëse nuk jeni gjithmonë të qëndrueshëm - kjo është në rregull. Mirëpo keni kujdes të mos lëshoni pe herën tjetër.

Nëse kohët e fundit jeni ndarë, është mirë të vazhdoni t’i përforconi të njëjtat rregulla, që i keni inkurajuar para se të ndaheni.

Zgjedh betejat e tua 
Trajtimi i çështjeve të disiplinës mund të jetë rraskapitës, kur je prind i vetëm. Mund të të ndihmojë t’i zgjedhësh betejat e tua. Për shembull, mund të ndihesh i bezdisshëm nëse fëmija juaj i moshës parashkollore e vizaton në fytyrë motrën e saj me fllomasterë. Por, nëse fllomasteri fshihet, atëherë a ka vërtet rëndësi?

Nëse i lë gjërat e vogla të rrjedhin natyrshëm, do të kesh më shumë energji për të vepruar me qetësi, kur të duhet të përballosh çështje të rëndësishme si siguria ose mirëmbajtja.

Balancimi i drejt i prindërimit

Ashtu si të gjithë prindërit, edhe ti ndonjëherë mund të luftosh për ta bërë të drejtë ekuilibrin prindëror.

Nëse të duket vetja se je shumë i/e rreptë– për shembull, i bërtet fëmijës ose e vendos në dhomën e tij për shumë kohë – mundohu të mos mërzitesh shumë me veten. Në vend të kësaj, rilidhu me fëmijën dhe përkujdesu që të ndjehet i/e sigurt, pastaj mendo se si mund të përballosh më mirë me situatën herën tjetër.

Gjithashtu, është e lehtë të jesh tepër i/e butë me fëmijën, sidomos nëse të jep pak paqe. Nëse familja jote ka përjetuar një ndarje ose ndonjë ndryshim tjetër të madh në familje, edhe ti mund të ngurrosh ta disiplinosh fëmijën, duke menduar se ajo ka përjetuar mjaft. Mirëpo trajtimi i çështjeve të sjelljes në momentin, kur ndodhin ato, i shmang problemet më vonë.

Si prind i vetëm, qëndrimi yt pozitiv, fuqia dhe vendosmëria mund t’i japin fëmijës një shembull që zgjat për gjithë jetën. Mund t’i tregosh fëmijës se mund të vazhdosh, edhe kur gjërat janë të vështira. Por asnjë prind nuk është i përsosur, prandaj mos u bë tepër i/e ashpër me veten kur diçka nuk shkon mirë.

Si t’i trajtosh ndjenjat dhe problemet e të rriturve

Fëmija do të të shohë të mërzitur, të zemëruar ose të hidhëruar në kohë stresi. Kjo është normale për të gjithë prindërit në të gjitha familjet. Është e rëndësishme t’i bësh të ditur fëmijës se e do dhe se ndjenjat e tua negative nuk kanë të bëjnë me për të. Gjithashtu, mund të të ndihmojë ta sigurosh fëmijën se gjërat do të përmirësohen dhe do të jesh aty për të.

Nëse mendon se fëmija yt është aq i rritur sa të të kuptojë, përpiqu të jesh i sinqertë për atë që të shqetëson, pa i dhënë hollësira. Për shembull, “Sot pata një ditë të keqe në punë. Jam në humor të keq”. Gjithashtu, shprehja e ndjenjave i ndihmon fëmijët të mësojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre.

Si rregull i përgjithshëm, përpiquni t’i mbani çështjet e të rriturve larg diskutimeve me fëmijën tuaj. Disa probleme të të rriturve – si shqetësimet financiare, pabesia ose konflikti me një ish partner – mund t’i bëjnë fëmijët të ndihen shumë në ankth. Përdor rrjetet e tua të të rriturve dhe fol me të rriturit e tjerë.