'Pula kërcimtare'!

Materialet që ju nevojiten: 10 shkopinj.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Kjo lojë funksionon mirë me ekipet me dy lojtarë ose me çifte dyshe lojtarësh që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Filloni duke zgjedhur një hapësirë të mirë në natyrë për të luajtur - një park ose kopësht. Kërkojuni fëmijëve të mbledhin 10 shkopinj për çdo ekip, idealisht rreth 30 cm të gjatë. 

Nëse jeni duke luajtur në ambiente të mbyllura në një ditë me shi, pse të mos mendoni se çfarë mund të përdorni si alternativë në vend të shkopinjve? Pipat plastikë për ujë ose çorapet mund të ndihmojnë.

Fëmijët duhet të vendosin shkopinjtë e tyre (ose çfarëdo sendesh që kanë zgjedhur) horizontalisht në tokë që të duken si shkallët e një shkalle. Lojtari i parë nga çdo ekip kërcen sipër shkopinjve pa i prekur ato, deri në fund të 'shkallës'. 

Ata më pas marrin shkopin e fundit dhe ia japin lojtarit tjetër, i cili e mban në krahë shkopin ndërsa fillon dhe hidhet sërish që nga fillimi. Në fund të lojës, lojtarët duhet të kenë mbledhur të gjithë shkopinjtë duke u hedhur në shkallët e shkopinjve, pa i prekur ato.

Lojtarët në secilin ekip ndërrohen derisa të mblidhen të gjithë shkopinjtë, por nëse një lojtar i ul të dyja këmbët ose i prek shkopinjtë me këmbë, del jashtë loje! 

Cilido ekip që përfundon i pari ose mbetet në lojë më gjatë është fituesi. 

Nëse fëmijët më të vegjël e kanë shumë të vështirë të kërcejnë mund të ecin midis shkopinjve. Vetëm nëse i prekin shkopinjtë me këmbë, do të dalin jashtë loje. 

Çfarë po mëson fëmija juaj:  'Pula kërcimtare' është një lojë shpejtësie tradicionale kineze që ndihmon në vendosjen e ekuilibrit. Është e përshtatshme për të gjitha moshat dhe mund të luhet në ambient të hapur ashtu si në shtëpi në një ditë me shi.