Punët që ndihmojnë familjen

Materialet që ju nevojiten: Letër dhe laps, letër e prerë në shirita; një listë me detyra ose punë të thjeshta që fëmija është në gjendje t'i bëjë, një shkrim në secilën shirit të letrës. Shembuj: Hudh rrobat në shportën e rrobave, merr postën dhe leje mbi tavolinë, vendosi pirunët dhe lugët mbi tavolinë për mëngjes, pastroj shkallët. (Këto varen nga jeta juaj familjare dhe nga aftësitë e fëmijës).

Çka mund të bëni së bashku: Flisni me fëmijën se sa po rritet. Ftojeni atë të zgjedhë një punë që mund ta bëjë çdo ditë, që t'ju ndihmojë juve dhe të tjerëve në familje. Lexoni me zë të lartë disa nga punët e shkruara në shiritat e letrës (ose kërkoni fëmijës t'i mbyllë sytë dhe të zgjedhë një letër nga kapela). Dakordohuni me të që kjo do të jetë puna e tij/saj gjatë javës së ardhshme, ose çfarëdo periudhe që dëshironi. Mund t'i ndryshoni punët çdo javë (shumë fëmijë në parashkollorë kanë detyra të klasës)

Nëse është e nevojshme, demonstroni se si performohet ajo punë, dhe inkurajoni fëmijën, dhe rikujtojani në fillim. Lavdëroni përpjekjet e fëmijës, si do qofshin ato. Jini specifik në lëvdata, jo vetëm ''Bravo!'' por ''E pash që e pastrove tavolinën me shumë kujdes. Tani po duket e pastër fare!'' Sidomos lavdëroni pavarësinë e fëmijës tuaj në kryerjen e detyrave.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj po mëson që aftësitë e tij/saj të reja janë të rëndësishme për të ose familjen e tij/saj (dhe më vonë, për klasën e komunitetin). Fëmija po praktikon shumë aftësi që i mundësojnë atij/asaj të kujdeset për veten (për shembull të vishet vetë) dhe të merr pjesë në jetën në shtëpi. Kjo pavarësi graduale, në rritje, është shenjë e zhvillimit pozitiv.