Regjistrimi në çerdhe/kopësht: si të përgatiteni

Jepini informacionin e nevojshëm edukatoreve/kujdestarëve që fëmija do ketë, në lidhje me rutinën e fëmijës për gjumin, aktivitetet e preferuara të të mësuarit dhe të shoqërisë, alergjitë e kështu me radhë. Përgatite veten dhe fëmijën duke kaluar kohë në çerdhe/kopësht, disa javë para se fëmija të shkojë rregullisht. Organizohuni një natë para se fëmija të shkojë në çerdhe/kopësht, pasi kjo do të ndihmojë që dita e parë të shkojë mirë.
Body

Regjistrimi në çerdhe/kopësht: pse është mirë të përgatitesh për këtë ndryshim

Përpara se fëmija të shkojë në çerdhe/kopësht është mirë që të filloni përgatitjet për këtë ndryshim që disa javë përpara.

Mund ta përdorësh këtë kohë për t'u:

  • siguruar që punonjësit në çerdhe/kopësht apo qendrën për kujdesin ndaj fëmijëve të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm, për t'u kujdesur mirë për fëmijën tuaj.
  • përgatitur veten dhe fëmijën tuaj për ndryshimin, si nga ana praktike, ashtu edhe emocionale.

Para se fëmija të shkojë në çerdhe/kopësht: informacione për t'u dhënë edukatoreve dhe kujdestarëve të fëmijës

Mendo se çfarë duhet të dinë edukatoret dhe kujdestarët për fëmijën tënd, dhe informojini ato para se fëmija të shkojë rregullisht në çerdhe/kopësht. Ky informacion mund të përfshijë njohuri në lidhje me:

  • mirëqenien e fëmijës, duke përfshirë modelet e gjumit, preferencat emocionale dhe shoqërore si dhe çdo ngjarje të pazakontë familjare që mund të ndikojë tek ai/ajo.
  • alergjive ushqimore, intolerancave ose kushteve të tjera mjekësore.
  • çdo ndihmë që fëmija juaj ka nevojë për përdorimin e tualetit.
  • aktivitetet e të mësuarit që i pëlqejnë fëmijës.
  • çdo shqetësim që keni për zhvillimin e fëmijës tuaj.
  • rrethana të veçanta familjare që mund të ndikojnë në kujdesin e fëmijës tuaj - për shembull, çështje në lidhje me kujdestarinë e fëmijës.
  • statusin e imunizimit të fëmijës tuaj.

Para se fëmijët të regjistrohen në çerdhe/kopësht: përgatitje emocionale dhe praktike

Është një ide e mirë që të filloni përgatitjet për këtë tranzicion disa javë para se fëmija të shkojë në çerdhe/kopësht.

Për shembull, nëse është e mundur, ti dhe fëmija mund të bëni vizita të shkurtra në çerdhe/kopësht për t'u njohur me mjedisin, me edukatoret dhe kujdestarët që do ketë fëmija. Përpiqu të qëndrosh rreth një orë çdo herë që do e vizitoni çerdhen/kopështin dhe sigurohuni që të shkoni në kohë të ndryshme të ditës. Ndoshta mund të takosh disa prindër të tjerë, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre.

Gjithashtu, mund të fillosh që tani me rutinën e përditshme që do ketë fëmija në çerdhe/kopësht, në mënyrë që ai/ajo të njihet dhe të mësohet me të. Nëse fëmija juaj ka moshën e përshtatshme, pyetni për programin e përditshëm që do ketë në kopësht, dhe bëjeni atë pjesë të rutinës së fëmijës në shtëpi. Rrethanat e kujdesit për fëmijët duhet të ndjekin rutinën personale të foshnjave. Por për fëmijët më të mëdhenj, mund të jetë një ide e mirë të prezantohen me orarin e drekës, të luajnë dhe të flejnë gjatë drekës në shtëpi. Kështu fëmija mund të dojë më pak kohë për t'u përshtatur me rutinën kur të jetë në çerdhe/kopësht.

Përpara se fëmija të fillojë çerdhen/kopështin mund të njihni kush do jetë edukatorja kryesore e fëmijës, disa javë më para. Nëse mundesh, merrni një fotografi të saj dhe flisni me fëmijën për të duke e prezantuar me emër dhe duke i treguar se kush është ajo. Në këtë mënyrë, fëmija njihet dhe familjarizohet me edukatoren ose kujdestarin që do ketë, para se të vijë në çerdhe/kopësht.

Leximi ose tregimi i përrallave për fillimin e çerdhes/kopështit ose për bërjen e miqve të rinj, mund të jetë një mënyrë e sigurt që fëmija të eksplorojë emocione të forta dhe të kuptojë ngjarje të reja. Është mirë të përfshini të gjitha ndjenjat që mund të kalojë fëmija - për shembull lumturia, kënaqësia, miqësia, trishtimi, ankthi dhe lodhja.

Gjithashtu, po të flasësh pozitivisht me fëmijën për mjedisin e ri, miqtë, edukatorët dhe aktivitetet e reja, do të ndiheni si ju dhe fëmija pozitiv për këtë ndryshim. 

Një natë para se fëmija të shkojë në çerdhe/kopësht: këshilla praktike

Nëse bëni gjëra praktike të organizuara një natë më para, mund t'ju shpëtojë nga një nxitim i minutës së fundit në mëngjes. Kjo mund të ndihmojë për të larguar stresin për ditët e para të përshtatjes së fëmijës në çerdhe/kopësht.

Ja disa këshilla se çfarë mund të bëni një natë para se fëmija do shkojë në çerdhe/kopësht:

  • Sigurohuni që fëmija juaj të hajë një darkë të shëndetshme.
  • Vendoseni fëmijën tuaj në shtrat në kohë të mjaftueshme për një gjumë të mirë. Nëse fëmija nuk fle mirë, kjo mund të ndikojë në përvojën e tij/saj të nesërmen, kështu që informoni për këtë gjë edhe edukatorët/kujdestarët në çerdhe/kopësht.
  • Sigurohuni se të gjitha gjërat që do marrë me vete fëmija në çerdhe/kopësht, të kenë të shkruar edhe emrin e fëmijës.
  • Paketoni të gjitha gjërat që fëmija juaj ka nevojë, duke përfshirë shishen me ujë ose qumësht, pelenat, rrobat rezervë, ilaçet dhe të dhënat mjekësore.
  • Paketoni lodrat apo gjërat që e bëjnë fëmijën të ndihet rehat - si lodrat me pëlhura, batanijet ose librat, ose një fotografi familjare.
  • Përgatitni ushqimin nëse çerdhja ose kopshti për fëmijët nuk e siguron atë.
  • Prisni deri në mëngjes për të paketuar çdo ushqim apo pije që ka nevojë për t'u mbajtur në frigorifer.

A ke nevojë të paketosh ushqim që fëmija ta marë me vete në çerdhe/kopësht? Vendosni për shembull, mishin, bulmetin ose qumështin e gjirit në një qese ftohëse të izoluar me akull. Kjo duhet të mbajë temperaturën e ushqimit nën 5°C. Pas përdorimit, ushqimi ose qumështi i gjirit duhet të vendosen sërish në frigorifer.