Rekomandime të përgjithshme për foshnjat mbipeshë/obezë

Një fëmijë mund të bëhet mbipeshë si rezultat i ngrënies së tepërt dhe/ose aktivitetit fizik të pamjaftueshëm. Ndryshimet në mjedisin dhe mënyrën e kujdesit të fëmijës, si dhe çrregullimet e mundshme gjenetike mund të kontribuojnë në këtë. Pesha e tepërt trupore mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore në fëmijëri, por edhe më vonë në jetë: deformime të kockave dhe nyjave, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, diabet, probleme mendore: depresion dhe vetëvlerësim të ulët.
Body

Një fëmijë mund të bëhet mbipeshë si rezultat i ngrënies së tepërt dhe/ose aktivitetit fizik të pamjaftueshëm. Ndryshimet në mjedisin dhe mënyrën e kujdesit të fëmijës, si dhe çrregullimet e mundshme gjenetike, mund të kontribuojnë në këtë. Pesha e tepërt trupore mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore në fëmijëri, por edhe më vonë në jetë: deformime të kockave dhe nyjave, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, diabet, probleme mendore: depresion dhe vetëvlerësim të ulët.

Nëse e shihni që fëmija juaj ka filluar të shtojë peshë të tepërt, dërgojeni tek mjeku/pediatri për kontroll, mbase për një ekzaminim më të hollësishëm. Janë disa masa që mund t’i merrni vetë.

Rekomandime për foshnjat
Ushqimi më i mirë për një foshnjë është qumështi i gjirit, i cili përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme në një raport të ekuilibruar. Prandaj, rekomandohet si ushqim i vetëm në 6 muajt e parë dhe më pas edhe futja e ushqimeve joqumështore. 

Rekomandime për fëmijë më të rritur se 6 muajsh

Sigurohuni që fëmija juaj, nëse është më i madh se 6 muajsh, të ketë vakte të tjera në sasi dhe shpeshtësi që janë në përputhje me rekomandimet e vlefshme për ushqim optimal. Nëse nuk jeni duke vepruar kështu, bëni rregullimet e nevojshme. Ndiqni rekomandimin për të mos e ëmbëlsuar ushqimin që ia jepni fëmijës dhe kufizoni sasinë ditore të lëngut natyral që ia jepni fëmijës më të rritur se 6 muajsh në 90 ml, maksimumi 120 ml. Mos shtoni kripë në ushqimin që ia jepni fëmijës suaj.

Kushtojini vëmendje mënyrës se si e ushqeni fëmijën tuaj. Mos e detyroni të hajë të gjithë ushqimin që keni përgatitur, por respektoni ndjenjën e tij/saj të ngopjes. Inkurajojeni të hajë vetë, me dorën e vet, sepse atëherë e di më mirë kur është ngopur. Inkurajoni lëvizjen dhe aktivitetin fizik të fëmijës tuaj dhe krijoni kushte për të paktën 30 minuta lojë ndërvepruese, në pozicione të ndryshme në dysheme. Sigurohuni që të bëjë gjumë të mirë prej 12 deri në 17 orë, varësisht nga mosha dhe nevojat e tij/saj. Zbatimi i rekomandimeve për ushqimin e duhur dhe aktivitetin fizik të fëmijës që në moshën e tij/saj më të hershme rrit shanset e tij/saj për një jetë të shëndetshme dhe të suksesshme.