Serial me kukullat e mia!
Materialet që ju nevojiten: kukulla, figura dhe lodra; sende shtëpiake që mund të përdoren në mënyrë të sigurt si mjete mbështetëse.
Çfarë mund të bëni së bashku: Ky aktivitet u jep fëmijëve mundësinë që të jenë të lirë në fantazinë e tyre. Le t'i çojë imagjinata e tyre ku të duan!
Nxisni fëmijët të marrin dhe të eksplorojnë kukullat, figurat dhe lodrat e tyre, që mund t'i përdorin për këtë lojë. Në grup, nxitini që të diskutojnë ide të ndryshme për një skenë dramatike në stilin e një serie apo shfaqje. Cilat janë marrëdhëniet mes kukullave/lodrave? Ku po ndodhin skenat? Çfarë historish emocionuese mund të krijojnë?
Fëmijët duhet të vendosin se kush do të luajë/aktrojë në rolin e kukullave dhe lodrave të ndryshme. Ju mund t'i ndihmoni që ata të shkruajnë skenare për personazhet e ndryshme, ose thjesht të argëtohen duke improvizuar!
Pasi të kenë bërë prova dhe të kenë praktikuar ide të ndryshme, nxitini që të interpretojnë skenat para miqve dhe familjarëve. Për të krijuar një serial të vërtetë dhe që të ndiejnë aktivitetin, fëmijët mund të përdorin edhe aspekte skenike dhe të thonë në çdo fillim skene: "Skena x, Gati... kamera aksion!
Fakt interesant: Termi "telenovelë/serial" daton në dramat radiofonike në vitet 1930 në SHBA. Shpesh ato sponsoroheshin (paguheshin) nga kompanitë e sapunit dhe detergjenteve!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është një mënyrë fantastike për fëmijët për të eksploruar imagjinatën dhe kreativitetin e tyre, si dhe për të ndërtuar vetëbesimin dhe aftësitë sociale. Gjithashtu ata do të kënaqen me orë të gjata argëtimi!