Shijojmë botën tonë!

Materialet që ju duhen: asnjë 

Çfarë mund të bëni së bashku: Dilni së bashku me fëmijën jashtë në mjedis të hapur dhe uluni (ose shtrihuni) në një vend të rehatshëm. Nxisni fëmijët që të mbyllin sytë dhe thjesht të dëgjojnë. Inkurajojini të lënë shqisat e tyre të tjera të zbehen dhe të përqendrohen në tingujt rreth tyre – të fokusohen ndoshta te fëshfërima e gjetheve, zogjtë që cicërojnë, zërat ose automjetet në distancë, era që fryn etj. Çfarë gjërash të ndryshme mund të dëgjojnë?

Fakt interesant: Mola ka dëgjimin më të mirë në botë. Veshët e tij janë rreth 150 herë më të ndjeshëm se veshët e njeriut!  

Çfarë po mëson fëmija juaj: Përdorimi i shqisave për t'u përshtatur me botën natyrore i bën fëmijët më të vetëdijshëm për veten dhe për mjedisin përreth. Për më tepër, fokusimi 'tani dhe këtu' në moment mund të ketë efekt ngushëllues, shplodhës dhe energjik.