Shikoni çfarë mund të bëj me këtë!

Materialet që ju nevojiten: Vetëm disa nga lodrat e preferuara të fëmijës suaj, ose sende të tjera të thjeshta nga shtëpia juaj (për shembull, lugë dhe tenxhere, copa letre dhe disa shkumësa me ngjyra; blloqe të vogla druri, disa copa pëlhure, etj.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj është ende duke shijuar lojën me objekte. Tani ai/ajo jo vetëm i eksploron këto objekte, por do të përpiqet t'i përdorë ato për një arsye. Thjesht jepini fëmijës tuaj disa objekte dhe shikoni se çfarë mund të bëjë me to. Për shembull, ai/ajo mund t'i vendosë të gjitha lugët në një tenxhere, ose të pretendojë se ha me lugë, ose të marrë një telefon lodër dhe të "flasë" me të. Vetëm shikoni dhe kënaquni me aktivitetet e fëmijës tuaj. Ju gjithashtu mund të bëni diçka interesante me njërën prej lodrave dhe të shihni nëse fëmija juaj ju imiton apo ndoshta bën diçka ndryshe. Jepini fëmijës tuaj shumë mundësi për të eksploruar se cilat objekte mund të përdorë.

Çfarë mëson fëmija juaj: Ky lloj aktiviteti forcon aftësitë e të menduarit të fëmijës tuaj përmes përvojave të thjeshta të përditshme. Fëmija juaj po mendon për objektet dhe funksionet e tyre: "Çfarë është kjo dhe çfarë mund të bëjë? Për çfarë është? ” Ai/ajo po mëson në çdo minutë!