SI të bëjmë plastelinë (slime)!

Materialet që ju nevojiten: larës trupi, niseshte misri, ujë, tas, lugë, ngjyrues ushqimor (opsionale).  

Çfarë mund të bëni së bashku: Zbuloni se si të bëni plastelinë (slime)…të gjitha që ju nevojiten janë disa përbërës të thjeshtë që i gjeni edhe në shtëpi. 

Për të vazhduar me këtë aktivitet, ndiqni hapat e mëposhtëm:  

  1. Hidhni/shtrydhni pak larës trupi në tas. Sasia varet nga sa plastelina (slime) dëshironi të bëni, por ne ju sugjerojmë tre lugë gjelle. 
  2.  Shtoni dy lugë niseshte misri dhe përziejini së bashku. Nëse dëshironi të bëni plastelinë me ngjyrë, shtoni një sasi të vogël ngjyrues ushqimor në përzierjen tuaj. Kini kujdes të mos njollosni rrobat tuaja! 
  3.  Kur përzierja juaj të fillojë që të trashet, gatuajeni me duar. Përzierja juaj duhet të fillojë të bëhet si brumë, por nëse jo, shtoni më shumë niseshte misri dhe vazhdoni të gatuani. 
  4. Për ta bërë plastelinën tuaj elastike, shtoni pak ujë. Pasi të keni marrë konsistencën e dëshiruar, le të fillojë argëtimi super i lezetshëm!  

Mund të argëtoheni pa pushim me plastelinën tuaj - thjesht ruajeni në një enë hermetike! 

Ju mund të gjeni edhe receta të tjera, për ta bërë eksperiment sa më argëtues.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Loja me plastelinë është shumë e dobishme për fëmijët. Jo vetëm që është një përvojë ndijore e mahnitshme, prekëse, por gjithashtu nxit vëmendjen, i ndihmon fëmijët të përqendrohen, i inkurajon ata të luajnë në mënyrë të pavarur, promovon aftësi të shkëlqyera motorike dhe është qetësuese.