Si të mbledhim mbeturinat!

Materialet që ju nevojiten: doreza; qese mbeturinash; kapëse për mbeturina (opsionale).

Çfarë mund të bëni së bashku: Vizitoni me fëmijën/fëmijët tuaj një zonë të ndotur nga mbeturinat - ndoshta një zonë pranë shkollës së tyre, ose një hapësirë për lojë, park apo zonë plazhi. Pasi të siguroheni se nuk ka asgjë të rrezikshme ose të dëmshme, thjesht vendosni dorezat dhe filloni të mblidhni mbeturinat! Nxisni fëmijën tuaj, që të jetë vigjilent ndaj botës shtazore, në mënyrë që ata të vëzhgojnë të gjitha kafshët dhe insektet që do kenë një shtëpi të sigurt në sajë të punës së tyre.

Mund të bëni një skulpturë arti ose punime të tjera me mbeturinat e shtëpisë tuaj duke përdorur sende të tilla si pako ushqimore, kanaçe, kavanozë dhe letra të përdorura.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kur të jeni jashtë duke eksploruar, ju do shihni që natyra është e mbushur me mbeturina. Mbledhja e mbeturinave është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar, prandaj pse mos të merrni një aventurë me fëmijën tuaj dhe t'u tregoni atyre sesi një akt i thjeshtë mund të ndihmojë një habitat të tërë për kafshë të egra që të lulëzojë. Kujdesi për mjedisin do t'i bëjë ata të vetëdijshëm se një person i vetëm mund të bëjë një ndryshim të madh!