Si të ndaloni gjakderdhjen nga lëndimi
Gjakderdhja mund të ndodhë si rezultat i mënyrave të shumta të lëndimit (nga prerjet, rrëzimet, deri te aksidentet në trafik). Procedura për ndalimin e gjakderdhjes varet nga natyra e lëndimit dhe njohja e këtyre teknikave merr një rëndësi të shtuar duke pasur parasysh pasojat e mundshme shëndetësore që mund të ndodhin.
Body
Plagë sipërfaqësore
- Shpëlajeni zonën e dëmtuar me ujë dhe sapun për të hequr papastërtitë.
- Lëreni plagën të thahet vetë.
Gjakderdhje e lehtë
- Pas shpëlarjes së plagës, mjafton ta shtypni me garzë sterile.
- Nëse nuk keni garzë sterile, përdorni një pecetë të pastër dhe lidheni me një fashë.
Gjakderdhje më e rëndë
- Ndaloni gjakderdhjen duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë, duke vendosur një garzë sterile në plagë dhe duke mbajtur vendin e gjakderdhjes me presion të moderuar.
- Ngrini pjesën e trupit që gjakoset për të zvogëluar rrjedhjen e gjakut në të.
- Mund ta siguroni garzën sterile duke e lidhur me një fashë (nëse e keni), duke e mbështjellë fashën rreth saj.
- Nëse shihni gjak që del nga garza dhe fasha, mos e hiqni; në vend të kësaj, rrisni presionin duke shtuar një garzë tjetër në vendin e gjakderdhjes.
- Pas 5-10 minutash, kontrolloni nëse gjakderdhja është ndalur.
- Nëse gjakderdhja nuk është ndalur ose skajet e plagës janë të hapura, është e nevojshme të konsultoheni me një mjek.
- Mbajeni plagën të shtypur gjatë gjithë kohës derisa të mbërrini në institucionin shëndetësor.
- Nëse vini re se kjo pjesë e trupit fillon të bëhet blu ose e ftohtë, lironi presionin.
Gjakderdhje jashtëzakonisht e rëndë:
- Aplikoni presion të drejtpërdrejtë në plagë siç përshkruhet më sipër dhe telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës (127).
- Ndërsa prisni ambulancën, mbajeni plagën të shtypur gjatë gjithë kohës dhe mbajeni të ngritur pjesën e trupit të dëmtuar
- Nëse vini re se kjo pjesë e trupit fillon të bëhet blu ose e ftohtë, lironi presionin.
- Monitoroni gjendjen e fëmijës dhe ngushëllojeni atë.
Çfarë nuk duhet bërë:
- Asnjëherë mos i hiqni objektet nga plaga pasi gjakderdhja mund të rritet!
- Mos vendos asgjë në plagë!
- Plagët që rrjedhin gjak shumë nuk duhet shpëlarë!