Si të pastroni hundën e foshnjës
Prindërit e foshnjave të porsalindura janë të shqetësuar sepse foshnjat shpesh teshtijnë dhe kanë pak mukozë në hundë. Edhe pse është normale në atë moshë, ka situata kur hunda duhet shpëlarë.
Body
Hunda e foshnjës
Hunda e foshnjës pastrohet vetvetiu pasi mukoza mbledh dhe largon papastërtitë. Kujdesi shtesë për hundën është i nevojshëm vetëm nëse hunda sekreton shumë mukozë, gjë që ndodh kur foshnja ftohet. Tretësira e kripur përdoret për shpëlarjen e hundës:
- vendoseni foshnjën në krahë,
- hidhni disa pika tretësirë të kripur në vrimën e sipërme të hundës ose spërkatni të njëjtën tretësirë,
- ngrijeni foshnjën pak lartë, me kokën e tij/saj të kthyer teposhtë, duke e mbështetur me krahun tuaj dhe goditeni lehtë në shpinë në mënyrë që mukoza të rrjedhë jashtë ose të bëhet e dukshme;
- nëse mukoza dëgjohet por nuk shihet, hidhni sërish tretësirën e kripur në hundë;
- kthejeni foshnjën me fytyrë poshtë dhe kur mukoza të bëhet e dukshme, tërhiqeni atë me një cep të përdredhur të pelenës ose një shkop pambuku të thatë,
- pas disa minutash, përsëriteni procedurën në vrimën tjetër të hundës duke e shtirë foshnjën në anën tjetër;
- nëse është e nevojshme, pastrimi i hundës mund të bëhet para çdo sesioni të ushqyerjes me gji.
Shkopinjtë (strishot) e pambukut nuk duhet të futen asnjëherë në vrimë të hundës. Mos përdorni pompa dhe aspiratorë për të pastruar hundën e një foshnje të shëndoshë - përdorni ato vetëm kur foshnja është e sëmurë dhe ka shumë mukozë. Nëse foshnja juaj ka vështirësi të ushqehet me gji ose refuzon të ushqehet me gji për shkak të hundës së bllokuar, konsultohuni me pediatrin.