Sjelljet e zakonshme të foshnjës: qarja

Bebet lindin me aftësinë për të qarë. Për foshnjën, qarja është mënyra themelore e komunikimit me mjedisin e tij/saj dhe mënyra e përcjelljes së mesazhit se ai/ajo është i/e uritur, i/e lodhur, i/e parehatshme, ka dhimbje, por edhe se ai/ajo ka nevojë për ndjeshmëri, shoqëri ose rehati.
Body

Qarja e foshnjës ndryshon teksa ai/ajo rritet. Mesatarisht, foshnjat e vegjël qajnë deri në tre orë në ditë dhe 1 nga 10 foshnje edhe më gjatë. Foshnjat e moshës 6-8 javë qajnë më së shumti, dhe ashtu siç rriten bie përmasa e qarjes. Para muajit të gjashtë, foshnjat do të qajnë më intensivisht vonë pasdite dhe në mbrëmje. Mund të jetë ngushëlluese të dihet se ky lloj i qarë zakonisht ndalet deri në muajin e pestë të jetës së foshnjës. Derisa foshnja rritet, qarja do të ndodhë gjatë gjithë ditës, por do të jetë më e shkurtër dhe më pak intensive dhe kryesisht do të ndërlidhet me diçka që fëmija dëshiron t’ua tregojë.

Çfarë duhet të bëni kur një fëmijë qan? Gjëja e parë që mund të bëni është të kontrolloni nëse ai/ajo është i uritur, i lodhur ose i parehatshëm. Pastaj do të jetë e lehtë për t’iu përgjigjur qarjes: ju do ta ushqeni atë, do ta vendosni në gjumë ose do t’ia nderoni pelenën. Këtu janë dhënë disa gjëra të tjera, që mund t’i bëni:

  • Butësisht lëkundeni fëmijën tuaj. Lëvizjet e lehta dhe afërsia me prindërit mund të kenë një efekt qetësues.
  • Shkoni për një shëtitje me fëmijën tuaj (nëse nuk jeni shumë të lodhur për këtë).
  • Lajeni fëmijën ose bëni masazh butësisht. Prekja dhe masazhi mund të jenë qetësues dhe ta forcojnë lidhjen mes jush. Pyesni vizituesit tuaj shëndetësor se si t’i bëni masazh fëmijës suaj në mënyrë të sigurt
  • Bisedoni me fëmijën tuaj me butësi, këndoni atij/asaj ose lëshoni muzikë të qetë, derisa e lëkundni ose përqafoni atë. Ndonjëherë zhurmat dhe tingujt e pajisjeve të tilla si tharësja e flokëve ose pluhurthithësja mund ta qetësojnë foshnjën.
  • Qetësoni fëmijën tuaj duke e zvogëluar stimulimin - për shembull zbehni dritat.

Qara e foshnjës mund të jetë shumë shqetësuese për prindërit dhe ata mund të ndihen të frikësuar, të zemëruar ose të stresuar. Mundohuni të gjeni kohë për të ecur, lexoni një libër, bëni ushtrime ose dush - të paktën shkurtimisht. Kur foshnja qan dhe ju mendoni se nuk mund t’ia dilni, vendoseni foshnjën në një vend të sigurt dhe largohuni nga dhoma. Asnjëherë mos e shkundni fëmijën - kjo mund të çojë në lëndime të rrezikshme në tru

Kërkoni ndihmë dhe flisni hapur për ndjenjat tuaja. Edhe pse është e rëndësishme të besoni se po bëni gjithçka që mundeni dhe se qarja do të kalojë, kur foshnjat qajnë për një kohë të gjatë dhe në mënyrë intensive, shumë prindër do të ndihen të lodhur dhe nervozë. Prandaj, është e rëndësishme të kërkoni këshilla dhe të flisni për atë që po përjetoni dhe si reagoni.