Spiuni i heshtur!
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni fëmijët të ulur së bashku në formë rrethi në një grup. Një person fshehurazi zgjedh një objekt që lojtarët e tjerë mund ta shohin. Ata thonë: 'Unë jam spiuni i heshtur. A mund të gjeni se çfarë unë shoh me syrin tim të vogël?'. 'Spiuni' mund t'i japë pjesës tjetër të lojtarëve vetëm një të dhënë - numrin e shkronjave që ka ajo fjalë. Nëse ata heqin dorë dhe nuk mund të mendojnë fjalën, ajo duhet të zbulohet dhe spiuni zgjedh sërish një objekt tjetër. Kur një lojtar gjen përgjigjen e saktë, atëherë e merr radhën në lojë dhe bëhet ai/ajo spiuni.
Jini të fshehtë dhe zgjidhni një objekt nga një tjetër drejtim sa herë që është radha juaj - kjo do t'i nxisë lojtarët e tjerë që të mendojnë më shumë!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Spiuni i fshehur është një lojë shumë e mirë për festat e fëmijëve, për një piknik dhe për udhëtime ose kampe. Kërkon që fëmijët t'i kushtojnë vëmendje ambientit rrethues dhe të mbajnë përqendrimin - dhe i ndihmon gjithashtu ata të praktikojnë shqiptimin e fjalëve!