Stimulimi i aktiviteteve motorike tek fëmijët me moshë 3 vjeçare
Si një foshnjë zbulon botën kur ai/ajo fillon të ecë
Bota është e madhe dhe interesante. Fëmijët e eksplorojnë atë duke u ngjitur, duke kaluar nëpër objektet apo nën to, duke vrapuar, shtyrë, kthyer, shikuar nga të gjitha anët, dhe veçanërisht eksplorimin "me kokë poshtë", sepse ata adhurojnë që të ulin kokën, të përpëliten, të rrotullohen, të tunden nga prindërit e tyre... Kjo periudhë karakterizohet nga fakti se ata kërkojnë që të bëjnë gjithçka vetë, ju shpesh dëgjoni: "Më lër, lëshoje!". Ata po përpiqen të të bëjnë të ditur se çfarë mund të bëjnë.
Ndryshimi i pozicionit të kokës dhe trupit nëpërmjet këtyre aktiviteteve stimulon trurin dhe në këtë mënyrë fëmijët fitojnë përvoja të reja rreth trupit të tyre; ata mund të përqëndrohen në një aktivitet të caktuar (duke bërë së bashku një pazëll, lojë me kuba, duke mbajtur një laps, duke varur ruaza te vogla si perlat, leximin e librave ...).
Lojërat me top: nuk ka mënyrë më të mirë për të stimuluar lëvizjen sesa përdorimi i një topi: hedhja, kapja, shkelmimi. Së pari ata i kryejnë të gjitha këto aktivitete me topa më të mëdhenj, duke përdorur të dyja duart, dhe pastaj fillojnë të përdorin edhe topa më të vegjël. Nëpërmjet lojës me top, fëmija zhvillon:
- shpejtësi
- zhdërvjelltesi
- koordinimin të lëvizjeve
- matjen e hapësirave
- planifikimin e lëvizjeve
- ndreqjen e gabimeve në lojë nëpërmjet përsëritjeve të panumërta
- aktivizim i të gjithë trupit nëpërmjet modeleve të ndryshme të lëvizjes.
Lojërat me rërë: Gërmoni, mbushni kovën, mbushni kovat me ujë, hidhni ujin, bëni një grumbull, të gjitha këto për të «rregulluar apo ndërtuar» kullat e rërës.
Të gjitha këto aktivitete:
- angazhojnë dhe forcojnë muskujt e të gjithë trupit
- përmirësojnë ekuilibrin
- fitojnë përvoja shqisore me bollëk të siguruara nga loja me rërën, guralecët, uji.
Lojërat në park: lëkundje, rrëshqitje, alpinizëm, trampolina... Çfarë vendi është më i mirë se parku për të fituar përvoja të reja rreth vetes dhe botës? Nëpërmjet lojërave në park, fëmija zhvillon:
- bashkëveprimin shoqëror
- zgjeron fjalorin dhe mëson që të komunikojë me të tjerët
- fiton aftësitë motorike
- përmirëson orientimin në hapësirë
- bën kërkime
- Imiton
- përfshin dhe organizon dhe të tjerët në lojë.
Fëmijëve u pëlqen që të lëvizin. Prandaj, fokusi nuk duhet të jetë në bërjen më të lehtë për fëmijët që të mësojnë aftësitë motorike, por më tepër në rritjen e aftësisë së tyre për të provuar, përmirësuar dhe mësuar në një mjedis të sigurt, duke stimuluar kështu të gjitha fushat e zhvillimit: socio-emocional, njohës, të folurit dhe gjuhës, motorik dhe zhvillimin e funksionit të dorës.