Stimulimi i funksionit të dorës dhe zhvillimit motorik nëpërmjet aktiviteteve të përditshme

“Shpesh prindërit pyesin veten se cilat lodra, lojëra, aktivitete janë të përshtatshme për një fëmijë për të mësuar dhe për të përparuar. Rutinat e përditshme janë një mundësi për ta drejtuar vëmendjen, për ta përmirësuar funksionin e dorës ose për të mësuar pritjen e radhës: si veshja, zhveshja, vendosja e këpucëve, të ushqyerit, krehja, larja e dhëmbëve, fshirja e shtëpisë, fshirja e pluhurit, baltës, heqja rrobave nga lavatriçja, shpërndarja e rrobave të lara, përdorimi i takëmit, prerja e ushqimit ....”
Body

Rutina e përditshme

Që nga muaji i 6-të, kur fëmija fillon t’i kapë këmbët, asaj i pëlqen t’i heqë çorapet. Në vitin e dytë, ky aktivitet bëhet pjesë e kuptimit dhe ekzekutimit të urdhrave: “Hiqi këpucët, hiqi çorapet, vish këpucët dhe çorapet”. Heqja e këpucëve është një aktivitet që i paraprin veshjes së këpucëve, por fëmija do të tregojë iniciativë për të provuar, praktikuar dhe në fund të kryejë me sukses veprimin. E njëjta gjë vlen edhe për heqjen dhe vënien e pjesëve të poshtme dhe të sipërme të rrobave.

Nëse duam ta përfshijmë orientimin në hapësirë dhe stimulimin e aktiviteteve motorike, i japim urdhër një fëmije që të shkojë në dhomë dhe të sjellë copa rrobave nga dollapi, i vendosim copat e veshjesh në shtretër, në kolltuqe, ku fëmijët mund të ngjiten në mënyrë të sigurtë dhe t’i marrin ato. Nëpërmjet këtij lloj të aktivitetit, përveç stimulimit të përdorimit të dorës, stimulon edhe disa fusha të zhvillimit:

  • bashkëveprimin shoqëror
  • komunikimin dhe zhvillimin e të folurit
  • përmirësimin e aftësive motorike
  • përmirësimin e funksionin të dorës.

Rutina i bën të sigurt si të rriturit, ashtu edhe fëmijët. Ne hamë në kuzhinë, lahemi në banjë, vishemi në dhomë, mbajmë këpucët në korridor, flemë në dhomën e gjumit. Të gjitha gjërat qëndrojnë në të njëjtin vend, ato ndodhin sipas një programi që dihet, në një mënyrë që është e ngjashme, pa nxitim.

Të ushqyerit

Ushqimi është një nevojë ushqyese, por edhe një përvojë e fuqishme shqisore. Shumë shpesh në kulturën tonë, ushqimi e përcjell mesazhin e dashurisë: “Kush gatuan për mua, kushdo që më ushqen, më do”.  Aromat e fëmijërisë, përfshirë edhe ushqimet e përgatitura në shtëpitë tona, janë kujtime që i ngjallim kur duam të ndihemi rehat. Aroma i ndërlidh kujtimet. Ushqimi ka nuanca të ndryshe në periudha të ndryshme të jetës, ai ka përbërje, shije dhe aroma të ndryshme. Fillimisht, ushqimi përdoret për të luajtur, për përzierje, për brumosje, për t’u përhapur, për t’u hedhur dhe pastaj futet në gojë për përpunim të mëtejshëm. Dreka familjare është një vend ku fëmijët vëzhgojnë se çfarë bëjnë të tjerët dhe i imiton ata, si dhe gjithmonë duan ushqim nga pjatat e tyre. Ushqimi mund të hahet me gishta, lugë, pirun, dhe mund të pritet me thikë. Gjithmonë hahet në një vend që sigurohet nga organizimi në shtëpi, duke qenë televizori i fikur, larg telefonit ose ndonjë shpërqendrimi tjetër, sepse ushqimi duhet të përjetohet me të gjitha shqisat. 

Punët e shtëpisë

Fëmijëve u pëlqen të marrin pjesë në punët e shtëpisë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve ne e zgjerojmë përsëri komunikimin, zgjasim vëmendjen aktive, dhe e përmirësojmë funksionin e dorës. 

  • Fshirja e pluhurit
  • Nxjerrja e rrobave nga lavatriçja
  • Nxjerrja e rrobave nga makina për tharje të rrobave
  • Larja e enëve me një sfungjer
  • Futja dhe nxjerrja e pjatave në makinën për larjen e enëve
  • Duke vakum shtëpinë
  • Duke pastruar oborrin me një fshesë
  • Gatim së bashku 
  • Përzierja, brumosja, matja me lugë e sheqerit, bollgurit, miellit, shtrydhja e një portokalli dhe derdhja ...

Në mënyrë që të stimulojmë të gjitha fushat e zhvillimit tek fëmijët, ne kemi nevojë për: durim, imagjinatë, rutinë të përditshme në të cilën fëmijët marrin pjesë në mënyrën e tyre, sipas aftësive të tyre për të cilat ata duhet të lavdërohen, shpërblehen, motivohen për kërkime të mëtejshme dhe natyrisht gjithmonë nën mbikëqyrje dhe në një mjedis të sigurt.