Të shikojmë një libër

Materialet që ju nevojiten: Një apo më shumë libra me fotografi (nëse nuk keni, mund të krijoni një libër të thjesht duke ngjitur fotografi të revistave në faqe dhe duke i bashkuar ato, apo duke vizatuar fotografi të thjeshta).

Çka mund të bëni së bashku: Shikimi i fotove në libër është një aktivitet që fëmija juaj do e pëlqej në këtë moshë, nëse e ndani me të. Gjersa ju lexoni apo flisni për fotografitë, inkurajojeni fëmijën tuaj që të ndërroj faqet. Bëjeni më tërheqëse: për shembull: Oh, të shohim se ku do shkoj tani macja. A mund të ndërrosh fletën? Nëse është e nevojshme, demonstrojeni apo mbajeni dorën fëmijës. Mund të thoni: “Faleminderit që ndërrove faqen. Tani po e shohim që macja është në pemë!” Derisa fëmija juaj të jetë i interesuar dhe në gjendje të ndërroj faqet, bëjeni këtë pjesë të përditshme të leximit të librave. Mund të shihni se fëmija juaj dëshiron të shfletoj faqet e librave apo revistave në mënyrë të pavarur.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Veprimi i shfletimit të faqeve është një aftësi motorike fine (të vogla), ku fëmija juaj përdor duart me më shumë shkathtësi. Po ashtu fuqizohet të menduarit e fëmijës tuaj teksa ai apo ajo i bënë lidhjet mes asaj që shihet në faqe dhe hapin e ndërrimit të faqeve për të parë një foto të re.