Të tregojmë histori
Materiale që ju nevojiten: Libër me përralla.
Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të nisni aktivitetin, duhet të përgatisni vendin ku do të zhvillohet ai. Mos harroni që ai duhet të jetë një vend i rehatshëm për të dy ju!
Këtë herë ai/ajo mund të ulet në shtrat ose në një karrige.
Duke përzgjedhur një përrallë për ta ndarë me fëmijën tuaj, lexoni historinë dhe imitoni zërat dhe gjestet e personazheve për të tërhequr vëmendjen e tyre. Demonstroni kur një personazhi është i/e lumtur, i/e trishtuar, i/e zemëruar ose ndjen ndonjë emocion tjetër, në mënyrë që fëmija juaj mundet t'ju vëzhgojë dhe të reagojë ndaj këtyre emocioneve.
Mund të reagoni duke ngritur duart kur është një shprehje habie. E rëndësishme është që ta lejoni fëmijën tuaj që të përjetojë emocionin që ndjen një tjetër. Inkurajoni fëmijën që të reagojë edhe ndaj jush.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju po ndihmoni fëmijën tuaj që të identifikojë ndjenjat e të tjerëve dhe t'u përgjigjet atyre. Fëmija mëson sesi të ndajë me ju interesat dhe kënaqësitë.