Teatër hije për fëmijët duke përdorur duart!

Materialet që ju nevojiten: llamba/ambazhur

Çfarë mund të bëni së bashku: Ndiqni disa hapa për të filluar aktivitetin:  

  1. Gjeni një mur me ngjyrë të lehtë ose varni një fletë të bardhë në të. Vendos një llambë përpara ose drejto një dritë në të. 
  2. Vendos duart midis llambës dhe murit dhe shiko se çfarë formash mund të krjioni nga hija e duarve tuaja. A mund të bësh një dorë gjigante dhe një dorë të vogël duke luajtur distancën? A mund të krijosh një flutur duke i lidhur gishtat bashkë? 
  3. Eksperimentoni me forma të ndryshme. Boshllëqet midis gishtave/duarve do të krijojnë hapësirë të bardhë mes hijes. Shikoni nëse mund të bëni ndonjë nga këto forma: Flutur, lopë, dre, qen, gomar dhe rosa. 

Ka shumë ngjashmëri midis lojës së hijes dhe kinemasë, pasi që të dyja përdorin dritën për të projektuar imazhe në një ekran. Përpiquni të përdorni zërin, muzikën ose edhe ngjyra për t'i dhënë një ndjesi kinematografike historisë tënde me hijen e personazheve. 

Argëtohuni duke u dhënë personazheve tuaj zëra qesharakë ose duke i bërë ato të zihen apo të puthen me njëri tjetrin. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet nxit imagjinatën ndërsa krijon personazhe duke bërë hije me duar. Loja u mëson fëmijëve për hijet dhe drejtimin e dritës. Vini personazhet që krijuat në lëvizje dhe krijoni një histori.