Tingujt e kafshëve!

Materialet që ju nevojiten: asnjë 

Çfarë mund të bëni së bashku: Me radhë secili në grup mund të bëjë tinguj të ndryshëm të kafshëve, ndërsa lojtarët e tjerë përpiqen të identifikojnë se për cilën kafshë bëhet fjalë. Lojtarët mund të mendojnë për tingujt e zakonshëm të kafshëve dhe ato mund të gjehen shumë shpejt, prandaj provoni që të bëni edhe tinguj më të pazakontë të kafshëve - ndoshta gërhitja e një antilope ose e një rinoceronti. Paç Fat! 

Fakt interesant: Ulërima e luanit mund të dëgjohet rreth 8 kilometra larg - ose e thënë ndryshe sa gjatësia e 80 fushave të futbollit së bashku! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet argëtues ndihmon fëmijët që të lidhin çdo kafshë me tingullin që bën. Nga 'muuuh' e një lopë deri te ulërima e një luani, fëmijët do të duan të zhyten në mbretërinë e kafshëve dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre për botën natyrore.