Transformojmë vezët normale në vezë 'aliene'!

Materialet që ju nevojiten: vezë të forta të ziera (të ftohura), lugë çaji, qese silikoni për ushqime, ngjyrues ushqimor jeshil, letra kuzhine.

Çfarë mund të bëni së bashku: Transformojeni kohën e vakteve ushqimore në një kohë të punës artizanale, duke shndërruar një vezë të zakonshme!  

Për të vazhduar me këtë aktivitet, ndërmerrni hapat e mëposhtëm:  

  1. Bëni të çara në guaskat e vezëve të ziera fort duke i goditur me një lugë nga të gjitha anët. 
  2. Vendoseni çdo vezë në një qese të veçantë silikoni dhe hidhni brenda disa pika ngjyrues ushqimor. Pastaj mbyllni qeset dhe me butësi tundni vezët brenda, në mënyrë që e gjithë sipërfaqja të përfundojë e ngjyrosur. Me siguri do t'ju duhet t'i lini vezët brenda në qese me ngjyrues për rreth dhjetë minuta, megjithëse ngjyrat më të hapura mund të kenë nevojë për më shumë kohë. 
  3. Hiqni vezët nga qesja e silikonit, dhe fshijini ato me letra kuzhine për të hequr ngjyrosjen e tepërt. Lëri të thahen. Hiqni me butësi lëvozhgën e vezës që të zbuloni rezultatin e punës suaj! Më në fund, mund të shijoni vezët tuaja "aliene". Mos u shqetësoni, nuk kanë shije aq të çuditshme sa duken! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmijët do të pëlqejnë efektin 'suprizë' të kësaj loje e cila angazhon imagjinatën dhe i bën ata të konsumojnë proteina të shëndetshme!