Tregoji familjes se çfarë ka ndodhur në shkollë

Materialet që ju nevojiten: Asnjë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija po bëhet në gjendje të tregojë për diçka që i ka ndodhur atij/asaj ose atë që ai/ajo mbanë në mend. Mund të jetë ndonjë video që e ka parë ose një libër që e ka lexuar disa herë, ose - çfarë ka ndodhur në shkollë! Në shumë familje, gjyshërit, hallat dhe xhaxhallarët nuk mund të jenë me fëmijën fizikisht mirëpo duan të flasin në telefon (nëse jo, mund ta ndryshoni aktivitetin!). Nëse fëmija juaj dëshiron të flasë, thërrisni një anëtar të familjes ose ndonjë mik/mike të veçantë, dhe fillo bisedën duke thënë diçka si ''Kama dëshiron t'ju tregojë se çfarë ka ndodhur në shkollë sot. Kama, a mundesh ti tregosh gjyshes se çfarë ka ndodhur së pari?'' (mund t'ju duhet ta nxisni, ''A dëshiron të tregosh për udhëtimin e autobus?'') Pastaj inkurajoni fëmijën tuaj të vazhdojë për aq sa dëshiron, duke i bërë pyetje ose sugjerime se çfarë të tregojë.

Ka shumë mënyra për këtë gjë. Për shembull, ndoshta fëmija juaj dëshiron të vizatojë se çfarë ka ndodhur dhe t'i tregoj apo dërgojë familjarëve ose miqve. Shumë ngjarje të tjera mund të jenë histori që fëmija juaj t'i tregojë. Mbani në mend se fëmijët dallojnë sa i përket asaj se sa ndihen rehat në tregimin e ngjarjeve tek të tjerët, kështu që mund të filloni nga vetja. Tjetër mënyrë është që fëmija ta tregojë historinë në telefon, duke e incizuar zërin (nëse keni). Do i pëlqejë fëmijës shumë ta dëgjojë atë incizim.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Aftësitë e fëmijës suaj në komunikim, planifikim dhe arsyetim janë të gjitha të përfshira në të menduarit e tij/saj logjik për atë se çfarë të tregojë dhe cilën sekuencë. Dhe sigurisht, mbajtja e lidhur me familjen forcon mirëqenien sociale dhe emocionale të fëmijës suaj. Vazhdoni bisedat!