Unë dhe miqtë e mi

Materialet që ju nevojiten: Lojëra të thjeshta ose materiale në natyrë; Një vend i sigurt dhe i supervizuar ku një numër i vogël fëmijësh mund të luajnë së bashku.

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj ka filluar të luajë me bashkë-moshatarë të tjerë- jo vetëm krah për krah, por edhe kanë filluar të bëjnë gjëra së bashku. Nëse është e mundur, mblidhni së bashku një numër të vogël fëmijësh, fillimisht për një kohë të shkurtër loje (vetëm nëse fëmija juaj ka pasur shumë mundësi të tilla në kopësht ose në qendër për fëmijë). Në disa vende, parqet publike janë vende të mira për të njohur shokë/shoqe për të lozur, duke pasur parasysh edhe kufizimet shëndetësore. Vini re sinjalet që fëmija juaj përdor për t'ju treguar se dëshiron që të luajë me një fëmijë tjetër. Nëse ata nuk dijnë se çfarë të bëjnë, ju mund të bëni një sugjerim ose të ofroni objekte: “Shikoni, këtu janë dy lugë, një për secilin prej jush. A mund të gërmoni së bashku? A mund të bëni një gropë vërtet të madhe?” Është e rëndësishme të mbikëqyrni fëmijët dhe t'i ofroni siguri, si dhe t'i mbështesni ato nëse ka konflikte. Mos harroni se fjalori i tyre ende nuk ka shumë fjalë, dhe aftësitë sociale janë në një fazë të hershme.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj ka filluar të gëzojë ndërveprime sociale jashtë familjes së tij ose të saj. Në shkollë dhe në jetë, kompetencat sociale do të jenë të rëndësishme dhe do t'i japin atij/asaj shumë kënaqësi. Gjithashtu, fëmijës suaj do t'i duhen aftësitë e të menduarit për të planifikuar se çfarë dhe si të luajë me fëmijët e tjerë. Duke lozur, fëmija do të zhvillojë aftësinë për të menaxhuar ose “rregulluar” emocionet e tij ose të saj në mënyrë që loja mund të vazhdojë.