Unë mund të bëj shumë shënime (shkarravitje)

Materialet që ju nevojiten: Shkumësa, laps ose ngjyra (disa nëse është e mundur); copa të mëdha letre (madje mund të jenë gazeta ose pjesa e pasme e diçkaje të shkruar tashmë). 

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, shumica e fëmijëve nuk mund të vizatojnë piktura "reale", por atyre u pëlqen të bëjnë shënime në letër - apo shkarravitje. Fëmija juaj mund të ketë filluar ta bëjë këtë që disa muaj më parë; dhe tani ju mund ta inkurajoni për më shumë shkarravitje. Jepini fëmijës tuaj shumë kohë për ta bërë këtë, duke vendosur thjesht një copë letër në një sipërfaqe të sheshtë me disa materiale për të vizatuar ose shkruar. Fëmija juaj mund të marrë një laps dhe të fillojë të bëjë shenja ose shkarravina. Nëse fëmija juaj e ka bërë këtë më parë, me siguri do të shihni që ai/ajo do përfshihet shumë shpejt.

Lëreni fëmijën tuaj të ketë kohë për të përdorur materialet në çdo mënyrë që ajo ose ai dëshiron. Ju mund të thoni gjëra të tilla si “Oh, shiko sesi ke bërë kaq shumë shenja me laps. Unë shoh këtu, një rreth të madh dhe një vijë të gjatë!” Nëse është e mundur, ju mund të vendosni disa nga "vizatimet dhe shkarravitjet" e fëmijës suaj, diku ku mund ti shihni dhe admironi së bashku.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Këto përvoja janë hapat fillestarë drejt vizatimit dhe shkrimit. Fëmija juaj po fiton më shumë kontroll mbi muskujt e vegjël në gishtat dhe duart e saj/tij. Gjithashtu, fëmija juaj ka filluar të bëjë lidhje midis asaj që truri i mendon (të bëjë një shenjë të gjatë) dhe asaj që gishtat e tyre po bëjnë. Po kështu, kur përdorni fjalë për të përshkruar atë që bën fëmija juaj, ju jeni duke stimuluar zhvillimin e tij/saj gjuhësor.