Unë spiunoj!

Materialet që ju nevojiten:  asnjë  

Çfarë mund të bëni së bashku: Vendosni se kush do fillojë i pari - ai person do të duhet të zgjedhë një objekt apo send brenda rrezes së shikimit dhe të zbulojë shkronjën e parë të emërtimit të objektit si një e dhënë. Për shembull, "Unë spiunoj me syrin tim të vogël, diçka që fillon me 'ç'..." Lojtarët e mbetur pastaj fillojnë të sugjerojnë se për çfarë objekti apo sendi bëhet fjalë. Lojtari që gjen përgjigjen e saktë, merr radhën për të vazhduar lojën.

Nuk është argëtuese nëse objekti apo sendi është jashtë rrezes së shikimit dhe hapësirës ku ndodheni - zgjidhni diçka që është e dukshme për një kohë të gjatë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë klasike fëmijërie i inkurajon fëmijët t'i kushtojnë vëmendje të madhe mjedisit të tyre ndërsa përpiqen të gjejnë objektin misterioz. Është fantastike për të zhvilluar aftësitë vëzhguese dhe për të kaluar kohën kur jeni në një udhëtim të gjatë!