'Ushqehemi' me shkronjat e alfabetit!

Materialet që ju nevojiten: asnjë.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Personi i parë e fillon lojën duke thënë: "Jam kaq i/e uritur, sa mund të ha një [diçka që fillon me 'a', si një akullore ose një 'ari']!" Lojtari tjetër thotë: "Jam kaq i/e uritur, sa mund të ha [diçka që fillon me 'b']!". Vazhdoni deri sa të keni ngrënë të gjithë "kopshtin zoologjik"...

Një mënyrë argëtuese për ta bërë lojën të zgjasë më shumë është që të testoni kujtesën e lojtarëve ndërsa luajnë. Çdo person duhet të kujtojë të gjitha ushqimet e mëparshme që janë 'ngrënë'. Kështu, nëse personi që ka radhën ka shkronjën 'D' do të thoshte, "Unë jam aq i uritur, sa unë mund të ha një akullore, një byrek, një cjap, një çokollatë dhe një d..." Është shumë më e vështirë se sa mendoni! 

Për ta bërë këtë lojë më të vështirë, luani duke e nisur nga ZH-ja te shkronja A! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë me tematikë ushqyerjen, ju ndihmon që të testoni fjalorin e fëmijës tuaj. Përgjigjet nuk kanë pse të kenë kuptim dhe sigurisht që do të ketë një ose dy përgjigje që do shkaktojnë të qeshura. Paralajmërim – në përfundim të lojës, fëmijët mund të ndihen të uritur prandaj përgatituni që në fillim.