Ushqyerja me gji: si mund të ndihmojnë partnerët

Ushqyerja me gji është diçka që ju dhe partneri juaj mund ta bëni si ekip. Njohuria dhe mbështetja juaj do ta ndihmojë partnerin tuaj, derisa mëson ta ushqejë fëmijën me gji. Mësoni rreth përfitimeve të ushqyerjes me gji, si funksionon ajo, gjegjësisht si t’i ofroni ndihmë partnerin tuaj nëse ajo ka nevojë për të. Kërkoni mënyra praktike për të ndihmuar rreth foshnjës suaj dhe për të bërë punë shtesë shtëpiake.
Body

Pse është e rëndësishme që partnerët t’i mbështesin nënat, që i kanë fëmijët në gji

Ushqyerja me gji është diçka që ju dhe partneri juaj mund ta bëni si ekip.

Njohuritë, entuziazmi dhe mbështetja juaj mund të jenë vendimtare pasi partneri juaj mëson se si ta ushqejë fëmijën me gji. Nëse partneri juaj e ka të vështirë ta ushqejë fëmijën me gji, ju mund ta rritni besimin e saj dhe ta ndihmoni t’i tejkalojë sfidat. Kjo edhe m më shumë i shton gjasat, që ajo ta ushqejë për një kohë më të gjatë fëmijën me gji.

Çfarë duhet të bëni së pari: mësoni rreth ushqyerjes me gji

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni është të mësoni për përfitimet e ushqyerjes me gji dhe si funksionon ushqyerja me gji. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje ta ndihmoni partnerin tuaj të mbajë mend informacione të rëndësishme dhe t’i identifikojë dhe menaxhojë më herët çështjet rreth të ushqyerit me gji.

Këtu janë dhënë gjërat kryesore që duhet t’i dini për ushqyerjen me gji:

  • Qumështi i gjirit është nutritiv (ushqyes) dhe natyral për fëmijën tuaj. Ushqyerja me gji i jep fëmijës suaj mbrojtje shtesë kundër infeksioneve dhe sëmundjeve dhe zvogëlon rrezikun e partnerit tuaj për disa sëmundje. Po ashtu është falas dhe i përshtatshëm!
  • Ushqyerja me gji nuk është gjithmonë e shpejtë. Për nënat e reja, çdo seancë e ushqyerjes mund të zgjasë diku nga 10 minuta në më shumë se një orë. Shumica e të porsalindurve ushqehen 8-12 herë në ditë.
  • Ushqyerja me gji kërkon kohë për të mësuar, dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Krijimi i lidhjes (mes gojës së foshnjës me thithën e nënës) dhe gjetja e një pozicioni të mirë të ushqyerjes me gji janë mjaft të rëndësishme.

Partneri juaj mund të përballet me një nga këto çështje të zakonshme të ushqyerjes me gji:

  • furnizim i pamjaftueshëm me qumësht gjiri
  • shumë qumësht gjiri
  • refuzimi i gjirit dhe kafshimi i foshnjës
  • thithkat e lënduara dhe infeksionet e thithkave
  • mastitë (pezmatim i gjirit) dhe kanale të bllokuara të qumështit.

Nëse partneri juaj ka probleme me ushqyerjen me gji, ju dhe ajo mund të merrni mbështetje nga infermierja ose mjeku juaj. Këta profesionistë gjithashtu mund t’ju ndihmojnë me këshilla të mira.

Si të ndihmoni një fëmijë që ushqehet me gji

Edhe pse nuk e ushqeni fëmijën tuaj me gji, ka shumë mënyra që mund të ndihmoni me fëmijën tuaj dhe ta stimuloni lidhjen mes jush:

  • Mbajeni foshnjën tuaj në një pëlhurë të varur ose një mbajtëse fëmijësh, ose thjesht mbajeni me duar. Përqafimi lëkurë me lëkurë mund të ndihmojë në rehatimin e foshnjës tuaj dhe lidhjen me të.
  • Lani foshnjën tuaj ose bëni masazh fëmijës tuaj. Kjo mund të jetë qetësuese për fëmijën tuaj dhe një kohë e shkëlqyeshme për lidhje mes jush.
  • Vendoseni fëmijën tuaj. Kjo mund të jetë më e lehtë për ju sesa për partnerin tuaj, që e ushqen foshnjën me gji. Kur fëmija juaj është i shqetësuar, aroma e qumështit te partneri juaj mund ta bëjë fëmijën tuaj të kërkojë gjinj, në vend që të qetësohet.
  • Merreni foshnjën tuaj për një ndryshim gulçimi dhe ndërrim të pelenës pas ushqyerjes me gji.

Kur keni një fëmijë të ri në familjen tuaj, është e lehtë t’i harroni nevojat tuaja. Por është e rëndësishme të kujdeseni për veten me ushqim të shëndetshëm, disa aktivitete fizike dhe gjumë kur mund të keni mundësi. Kjo do t’ju japë energjinë që ju nevojitet për të qenë prindi, që dëshironi të jeni.

Kujdesi për nënën që ushqehet me gji

Nënat e reja që ushqejnë fëmijën me gji kanë shumë për të bërë. Është normale që partneri juaj të ndihet e shqetësuar, e lodhur dhe fizikisht e parehatshëm, si dhe e emocionuar dhe e lumtur për fëmijën tuaj të ri. Këto janë disa nga mënyrat, që mund të ndihmoni:

  • Kërkoni mënyra praktike për t’u kujdesur për partnerin tuaj, derisa ajo e ka fëmijën në gji. Ofroni t’i sillni një gotë ujë, jepini një jastëk tjetër nëse ajo ka nevojë për të, ose kujdesuni për vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj, vizitorët ose kafshët shtëpiake të familjes.
  • Sillni fëmijën tuaj tek partneri juaj në shtrat për ushqimet e natës dhe vendoseni përsëri në gjumë nëse keni nevojë. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe për partnerin tuaj, edhe nëse e bëni atë vetëm për disa ushqime të natës, ose në disa netë.
  • Jini të durueshëm nëse partneri juaj nuk dëshiron të jetë intim me ju. Ajo ndoshta është e lodhur dhe e hutuar nga ushqyerja, mbajtja dhe vendosja e foshnjës tuaj shumë herë në ditë.
  • Inkurajoni partnerin tuaj të pijë shumë ujë dhe sigurohuni që ka shumë ushqime të shëndetshme në shtëpi, që ajo të hajë. Ushqyerja me gji do ta bëjë atë të uritur dhe të etur.
  • Merrni përsipër punët e shtëpisë dhe përpiquni të siguroheni që jeni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, për të bërë gjëra të tilla si gatimi dhe larja. Nëse mund të bëni punët e shtëpisë pa ju kërkuar, do të thotë që partneri juaj nuk ka pse të shqetësohet fare për to.

Lërini partnerin tuaj të dijë se ajo po bën një punë të shkëlqyeshme dhe se ju i vlerësoni përpjekjet dhe arritjet e saja në dhënien e gjirit. Megjithatë nëse ushqyerja me gji nuk funksionon pavarësisht përpjekjeve të saja më të mira, kërkoni këshilla nga një profesionist shëndetësor.