Ushtrime me lëvizje

Materialet që ju nevojiten: Lodra me madhësi dhe cilësi të ndryshme ose një batanije e butë.

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni, sigurohuni që të përgatisni vendin ku do luani. Mund ta vendosni fëmijën tuaj në një hapësirë të rehatshme, para jush, në një tepihë, në shtrat ose në një karrige.

Për të filluar këtë aktivitet, ju mund të përgatisni duart e bebes tuaj duke bërë një masazh të vogël në mënyrë që ai/ajo të reagojë nga stimulimet që ju do i bëni. Pastaj mund t'i jepni fëmijës tuaj një lodër për ta ndjerë atë, dhe më pas vendoseni lodrën në një distancë të vogël në mënyrë që ai/ajo të përpiqet që ta arrijë atë.

Nëse nuk keni lodra, mund të përdorni një batanije të butë në mënyrë që fëmija juaj të përpiqet që ta arrijë atë nga një distancë e caktuar. Mos harroni të gëzoni dhe festoni arritjet e tyre.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju po ndihmoni që fëmija juaj të arrijë objektet me njërën dorë duke përdorur koordinimin sy-sy.