Si t’i kushtoni vëmendje pozitive fëmijës:
- Jepni fëmijës një buzëqeshje kur ai/ajo ju shikon. Foshnja do ta shijojë buzëqeshjen tuaj, dhe gjithashtu do të mësojë se ai/ajo duhet të jetë shumë i vlefshme për ju nëse ai/ajo mund t’ju bëjë të buzëqeshni. Buzëqeshja juaj është një lloj “shpërblimi’ dhe fëmija së shpejti do të shijojë aftësinë e tij/saj, duke ju bërë të buzëqeshni, duke u kthyer kah ju, kur ju e thërrisni të flasë. Kjo, nga ana tjetër, do ta forcojë aftësinë e tij/saj për të mbajtur kontakte me ju, për ta mbajtur vëmendjen tuaj dhe për të mësuar në marrëdhënien me ju. Diçka e ngjashme do të ndodhë kur shikoni në sytë e foshnjës me një shprehje të fytyrës që tregon interes dhe butësi (sy të gjerë, buzëqeshje dhe zë të ngrohtë).
- Prekni, përqafoni dhe shprehni fizikisht në mënyra të tjera. butësinë Për një foshnjë, veçanërisht në ditët e para të jetës, prekja është një burim i pashtershëm i të mësuarit për sigurinë dhe një kanal i domosdoshëm për t’u lidhur me njerëzit që do t’i besojë, me të cilët do të qetësohet dhe do të mësojë për veten dhe botën. Dhënia e mundëisë fëmijës suaj për t’u përqafuar, përkëdhelur, prekur butësisht - do të thotë t’i dërgosh atij/asaj një mesazh të qartë se ai/ajo është i/e dashur, i/e sigurt, i/e mbrojtur.
- Thoni foshnjës fjalë të mira. Derisa ai/ajo ta kuptojë domethënien e fjalëve, fëmija do të jetë në gjendje ta njohë tonin e zërit tuaj dhe mënyrën se si flisni. Fjalët e thëna me buzëqeshje, që përshkruajnë fëmijën përmes atributeve pozitive, do të zhvillojnë tek fëmija një ndjenjë të fortë të pranimit, përkatësisë dhe përvojës së vetëvlerësimit.
- Tregoni interes për atë që fëmija është i interesuar (për shembull, atë që e shikon, tregon, përpiqet ta arrijë foshnja...), në aktivitetet dhe arritjet e tij/saj. Ju mund ta bëni këtë, në veçanti, duke emërtuar veprimin (“Ja, po e shikon një zog!”), pastaj të merrni pjesë në atë aktivitet së bashku me foshnjën për një kohë. Mundohuni t’ia zhvilloni aftësinë e “pritjes” – t’i jepni fëmijës kohë për t’iu përgjigjur fjalëve tuaja, buzëqeshjes, thirrjes dhe të ngjashme. Ai/ajo do t’ju shikojë, do të tregojë përsëri ose do të përpiqet ta bëjë atë që dëshiron, do ta kërkojë shikimin dhe fjalët tuaja, derisa ai/ajo angazhohet në aktivitet, do të buzëqeshë ose do të bëjë tinguj dhe lëvizje. Plotësoni këtë përvojë me fjalë që e përshkruajnë mirë fëmijën dhe interesat e tij/saj. Për një fëmijë, ky lloj shkëmbimi është një burim i madh i të mësuarit rreth vetëvlerësimit, pavarësisht se sa i shkurtër mund të ketë qenë për ju ose i ndërlidhur me diçka që duket e parëndësishme dhe e vogël.
Vëmendja pozitive i mëson foshnjës që nga dita e parë se ai/ajo është i rëndësishëm, i aftë, se të tjerët marrin kënaqësi prej tij dhe me të. Kjo ndërton një imazh pozitiv për veten, i cili është themeli i vetëvlerësimit, mirëqenies, marrëdhënieve të mira me të tjerët (më vonë në jetë me bashkëmoshatarët, edukatorët, personat e afërt) dhe gatishmërinë për ta mësuar dhe zbuluar botën.
|