Vetë-rregullimi tek fëmijët e vegjël

Pikat kyçe: Vetë-rregullimi është aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar sjelljet dhe reagimet tuaja. Vetë-rregullimi është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. Për shembull, ajo ndihmon fëmijët për të mësuar dhe aftësi sociale. Vetë-rregullimi zhvillohet më së shumti në fëmijët e vegjël dhe ata parashkollorë por aii vazhdon që të zhvillohet edhe në moshën madhore. Ndihmoni fëmijën tuaj që të zhvillojë vetë-rregullimin duke folur për ndjenjat dhe modelimin e sjelljes.
Body

Çfarë është vetë-rregullimi?

Vetë-rregullimi është aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar sjelljen dhe reagimet tuaja ndaj ndjenjave dhe gjërave që ndodhin rreth jush.

Ai përfshin të qenit në gjendje që të:

  • rregullojmë reagimet tona ndaj emocioneve si inati, nervozizmi apo eksitimi
  • si të qetësohemi pas diçkaje emocionuese ose tronditëse
  • si të përqëndrohemi në kryerjen e një detyre
  • si të rifokusojmë vëmendjen në një detyrë të re
  • si të kontrollojmë impulset tona
  • si të mësojmë sjellje që na ndihmojnë që të ecim së bashku me njerëzit e tjerë.

Pse vetë-rregullimi është i rëndësishëm

Ndërsa fëmija juaj rritet, vetë-rregullimi do ta ndihmojë atë që të:

  • mësojë në shkollë — sepse vetë-rregullimi i jep fëmijës tuaj mundësinë për t'u ulur dhe për të dëgjuar në klasë
  • të sillet në mënyrë të pranueshme në shoqëri — sepse vetë-rregullimi i jep fëmijës tuaj mundësinë për të kontrolluar impulset
  • të bëjë miq — sepse vetë-rregullimi i jep fëmijës mundësinë për t'u perfshirë në lojëra me shokët, për të ndarë lodrat dhe për të shprehur emocionet në mënyra të përshtatshme
  • te bëhet më i pavarur — sepse vetë-rregullimi i jep fëmijës tuaj mundësinë që të marrë vendime të mira për sjelljen e tij dhe ta mësojë se si të sillet në situata të reja me më pak udhëzime nga ju
  • të menaxhojë stresin — sepse vetë-rregullimi ndihmon fëmijën tuaj të mësojë se ai mund të përballojë ndjenjat e forta dhe i jep atij mundësinë për të qetësuar veten pas zemërimit.

Si dhe kur zhvillohet vetë-rregullimi

Fëmijët e zhvillojnë vetë-rregullimin nëpërmjet marrëdhënieve të ngrohta dhe ata gjithashtu e zhvillojnë atë duke shikuar të rriturit rreth tyre.

Vetë-rregullimi fillon që kur fëmijët janë foshnja. Ai zhvillohet më së shumti në vitet e para kur fëmijët janë të vegjël dhe në moshën parashkollore, por gjithashtu vazhdon të zhvillohet edhe në moshën madhore.

Për shembull, foshnjat mund të thithin gishtat për ngushëllim ose të largohen nga kujdestarët e tyre nëse kanë nevojë për pushim ose po lodhen.

Të vegjëlit mund të presin për një kohë të shkurtër për ushqimin dhe për të luajtur. Por të vegjëlit ende mund të rrëmbejnë lodrat nga fëmijët e tjerë në qoftë se kjo është diçka që ata me të vërtetë e duan. Dhe krizat e zemërimit ndodhin kur fëmijët e vegjël luftojnë me rregullimin e emocioneve të forta.

Fëmijët në moshën parashkollore dinë se si të luajnë me fëmijët e tjerë dhe të kuptojnë se çfarë pritet prej tyre. Për shembull, një fëmijë parashkollor mund të përpiqet të flasë me zë të butë nëse jeni në sallën e kinemasë.

Fëmijët e moshës shkollore janë duke u përmirësuar në kontrollin e dëshirave dhe nevojave të tyre, duke imagjinuar dëshirat e njerëzve të tjerëve dhe duke parë të dyja anët e një situate. Kjo do të thotë, për shembull, se ata mund të mos jenë në një mendje me fëmijët e tjerë pa pasur ndonjë argument.

Fëmijët që zakonisht i ndjejnë gjërat fort dhe intensivisht e kanë më të vështirë të bëjnë vetë-rregullimin por nuk është aq e vështirë për fëmijët që i marrin gjërat më lehtë. Edhe fëmijët më të mëdhenj dhe adoleshentët ndonjëherë luftojnë me vetë-rregullimin.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të mësojë vetë-rregullimin

Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijën tuaj që të mësojë të bëjë vetë-rregullimin është që të ketë mbështetje kur ai ka nevojë për të. Këtu janë disa mënyra që të mund ta bëni këtë:

  • Flisni për emocionet me fëmijën tuaj. Për shembull, ''E hodhe lodrën sepse ishe i inatosur se ajo nuk po punonte? Si mendon cfarë mund të kishe bërë tjetër? ''
  • Kur fëmija juaj lufton me një ndjenjë të fortë, inkurajojeni atë që ta emërojë ndjenjën e tij dhe të tregojë se çfarë e ka shkaktuar atë. Prisni derisa emocioni të ketë kaluar nëse kjo është më e lehtë.
  • Ndihmojeni fëmijën tuaj që të gjejë mënyra të përshtatshme për të reaguar ndaj emocioneve të forta. Për shembull, mësoni fëmijën tuaj të bëjë një pushim ose të marrë ndihmë nga të rriturit kur ai ndihet i mbingarkuar. Thuaji gjëra të tilla si ''Le të qetësohemi'' dhe ''Unë mund t'ju ndihmoj nëse dëshironi''.
  • Mos harroni të jeni të durueshëm. Mund të jetë shumë e vështirë për fëmijët e vegjël që të përballojnë situatën kur kanë ndjenja të forta.

Ka edhe disa strategji të sjelljes që mund t'i përdorni për të ndihmuar fëmijën tuaj me vetë-rregullimin:

  • Plani për situatat sfiduese ku mund të jetë e vështirë për fëmijën tuaj që të sillet mirë. Për shembull, ''Dyqani ku ne do të shkojmë do të ketë shumë gjëra që mund të thyhen. Ne mund ti shohim por të lutem mos i prek''. Jepini fëmijës tuaj një kujtesë të butë kur hyni në dyqan. Për shembull, ''Mos harro — vetëm do të shohim, në rregull?''
  • Lavdëroni fëmijën tuaj kur ai tregon vetë-rregullim dhe menaxhon një situatë të ndërlikuar. Për shembull, ''U tregove shumë i mirë që prite radhën tënde'', ose ''Më pëlqeu mënyra se si e ke ndarë lodrën me shokun tënd kur ai e kërkoi atë”.
  • Mundohuni të modeloni vetë-rregullimin për fëmijën tuaj. Për shembull, tregoni fëmijës tuaj se si mund të bëni një detyrë të vështirë pa u shqetësuar. Ju mund të thoni diçka si, ''Uau kjo po që ishte e vështirë. Jam e kënaqur që nuk u zemërova sepse mund të mos kisha qenë në gjendje që të qëndroja i qetë”.

Është e rëndësishme që pritshmëritë tuaja të sjelljes të përputhen me moshën dhe fazën e zhvillimit të fëmijës suaj. Kjo mund të ndihmojë fëmijën tuaj që të shmangë krizat e inatit apo zemërimit që vijnë si rezultat i paaftësisë së tij për të kuptuar apo për të bërë atë që i është kërkuar.

Problemet me vetë-rregullimin

Herë pas here, gjëra të ndryshme mund të ndikojnë në aftësinë e fëmijës suaj për të bërë vetë-rregullimin. Për shembull, lodhja, sëmundja dhe ndryshimet në rutinën e fëmijës suaj mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të rregulluar reagimet dhe sjelljet e tij. Gjithashtu, disa fëmijë kanë vetë-rregullim të mirë në kopësht me fëmijët e tjerë, por e gjejnë të vështirë ta bëjnë këtë në shtëpi. Fëmijët e tjerë dështojnë për të bërë vetë-rregullimin në vendet me shumë njerëz ose vende të zhurmshme si qendrat tregtare.

Edhe pse këto probleme me vetë-rregullimin janë mjaft normale, është mirë të flisni me një profesionist nëse jeni i shqetësuar për sjelljen e fëmijës suaj ose keni vështirësi në menaxhimin e sjelljes së tij kur ai bëhet më i rritur. Për shembull, mund të bisedoni me mjekun tuaj, infermieren tuaj, ose edukatorin apo mësuesin e fëmijës tuaj.

Mendoni që të kërkoni ndihmë profesionale nëse fëmija juaj:

  • duket se ka më shumë zemërim ose sjellje të vështira sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë
  • po sillet në mënyrë të vështirë ose jashtë kontrollit dhe po shpeshtohen me rritjen e fëmijës  
  • po sillet në mënyra që janë të rrezikshme për veten ose të tjerët
  • është vështirë të disiplinohet dhe strategjitë tuaja për menaxhimin e sjelljes së tij nuk duket se janë duke dhënë rezultat
  • është tërhequr shumë në vetvete dhe ka shumë probleme gjatë bashkëveprimit me të tjerët
  • nuk duket se ka të njëjtën aftësi komunikimi dhe sjellje sociale si fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.

Nëse fëmija juaj ka sjellje sfiduese dhe çrregullime të spektrit të autizmit ose aftësi të kufizuara, bisedoni me profesionistët që punojnë me të. Ata do të jenë në gjendje që të sugjerojnë mënyra të ndryshme për të menaxhuar sjelljen e tij dhe për ta ndihmuar atë që të mësojë aftësinë e vetë-rregullimit.