Vizatim me dorë të lirë (Doodle)!
Materialet që ju duhen: laps ose stilolaps, letër.
Çfarë mund të bëni së bashku: Kërkojini lojtarit të parë të vizatojë apo të skicojë me sytë mbyllur. Shpjegoni se ata nuk po vizatojnë asgjë në veçanti; për shembull, vija, forma ose sirale. Pasi lojtari të mbarojë vizatimin, kërkojini t'ia kalojë personit tjetër. Sfida e tij/saj është ta ndryshojë vizatimin apo skicimin e bërë në diçka që duket reale. Mund të jetë një traktor, një alien, një tufë dinozaurësh... çdo gjë që ata mund të mendojnë. Lojtarët e tjerë pastaj mund të përpiqen të përpunojnë atë që është!
Nëse keni një grup të madh fëmijësh, mund t'i bëni grupe dyshe që të vizatojnë me radhë.
Fëmijët do të pëlqejnë ndjesinë e lirisë në vizatim, dhe rezultati do shkaktojë shumë të qeshura!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Është provuar se ky aktivitet ndihmon në përmirësimin e kreativitetit! Gjithashtu e mban trurin e fëmijës tuaj të zënë duke përdorur tre stile të ndryshme të të mësuarit: vizual, kinestetik dhe auditiv.