Vizatimi me shkumës në ambiente të jashtme
Materialet që ju nevojiten: Shkumësa gjigand
Çka mund të bëni së bashku: Merrni disa shkumës gjigand me ngjyra të ndryshme në mënyrë që fëmijët të vizatojnë me to. Fëmijët me shumë gjasa e dinë saktësisht se çfarë dëshirojnë të vizatojnë dhe ku, por këtu janë disa ide sa për fillim:
- Nëse keni trotuar të shtruar me kocka, ngjyrosni secilën kockë me ngjyrë të ndryshme.
- Vizatoni shenja të kryqit në disa nga kockat e trotuarit dhe shkelni vetëm nëpër kockat që nuk kanë kryq.
- Vizatoni një fushë për pllakëza, pastaj argëtohuni duke kërcyer në të!
- Krijoni labirinte që çojnë në fund tek lulet ose bimët në vazo.
- Shtrihuni në tokë dhe vizatoni me shkumës rreth tjetrit/tjetrës, pastaj ngrihuni dhe plotësoni vizatimin duke i shtuar flokët, fytyrën dhe rroba.
Inkurajoni fëmijën/fëmijët të vizatojnë në ambiente të hapura nëse dëshironi që shiu ta heqë shkumësin për ju!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Vizatimi me shkumës në ambiente të jashtme u mundëson fëmijëve të eksplorojnë dhe të kenë një ndjenjë lirie. Gjithashtu i ndihmon të vegjlit të zhvillojnë aftësi të buta motorike - që është perfekte për t'i përgatitur për shkollë!