Çrregullime në të folur (tinguj)
Rreth zhvillimit të të folurit dhe të folurit
Të folurit është aftësia për t'i përdorur buzët, gjuhën dhe pjesët tjera të gojës për të prodhuar tinguj (zë).
Për të folur, fëmijët duhet të kuptojnë tinguj të ndryshëm dhe rregullat për bashkimin e këtyre tingujve me anë të gjuhës.
Shumica e fëmijëve zotërojnë tingujt e mëposhtëm, në moshën përkatëse si:
- rreth 3 vjet: b, p, m, n, h, d, k, g, ng (duke ''kënduar''), t, ë, f, y;
- rreth 4-5 vjet: f, sh, zh, ch, j, s, dhe tingujt në grup të, kë, gl, bl;
- rreth 6 vjet: l, r, v, dhe tingujt në grup pl, kl, kr, fl, tr, st, dr, br, fr, gr, sn, sk, së, sp, str, spl;
- rreth 7-8 vjet: th, z, dhe tingujt në grup sm, sl, thr, skë, spr, skr.
Shumica e fëmijëve bëjnë gabime në të folur gjatë viteve të para të zhvillimit të të folurit. Rreth moshës tre vjeçare, shumica e fëmijëve kur flasin mund të kuptohen nga prindërit, kujdestari ligjorë, vëllai, motra dhe bashkëmoshatarët.
Njohja e çrregullimeve të të folurit
Nëse jeni të shqetësuar se fëmija mund të ketë një çrregullim të të folurit, mendoni se sa shpesh njerëzit që nuk e njohin fëmijën kanë vështirësi të kuptojnë se çfarë thotë.
Kur një fëmijë është dy vjeç, personi i panjohur duhet ta kuptojë rreth gjysmën deri në tre të katërtat e asaj që thotë fëmija.
Kur një fëmijë është tre vjeç e lart, personi i panjohur duhet ta kuptojë fëmijën shumicën e kohës, edhe pse fëmija mund të thotë disa tinguj dhe fjalë ndryshe nga të rriturit.
Disa çrregullime në të folur ndodhin kur fëmija ka ndonjë problem fizik (si qiellza e çarë), që ia bën të vështirë fëmijës t'i krijojë tingujt e të folurit. Të tjerët kanë probleme për shkak të shurdhimit ose dëmtimit të dëgjimit. Por shumica e fëmijëve nuk kanë ndonjë arsye specifike për çrregullimin në të folur.
Çrregullimet në të folur dallojnë nga vonesa gjuhësore. Fëmijët me çrregullime në të folur mund t'i kuptojnë mirë fjalët dhe fjalitë, si dhe t'i formulojnë fjalitë në mënyrë të saktë. Fëmijët me vonesë gjuhësore mund të përdorin shumë pak fjalë për moshën e tyre ose të mos kuptojnë atë që thoni.
Kur duhet të kërkoni ndihmë për çrregullimet në të folur
Nëse fëmija ka ndonjë çrregullim në të folur, ndoshta do t'ju duhet ndihmë nga profesionistët.
Duhet të kërkoni ndihmë nëse fëmija:
- tingëllon shumë i papjekur për moshën - domethënë, përdor vetëm disa tinguj ose modele të të folurit;
- për moshën nuk i shqipton fjalët ashtu siç do të prisnit;
- frustrohet për shkak të të folurit - për shembull, mërzitet kur të tjerët nuk e kuptojnë dhe duhet t'i përsërisë tingujt ose belbëzon;
- ka humbje të dëgjimit.
Ku të kërkoni ndihmë lidhur me të folurit e fëmijës
Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me zhvillimin e të folurit të fëmijës, rekomandohet të flisni me mjekun, pediatrin, infermieren ose mësuesen e fëmijës.
Këta profesionistë mund t'ju referojnë te ndonjë patolog i të folurit ose edhe privat vetë mund të vizitoni patologun e të folurit. Gjithashtu, mund t'ju referojnë te ndonjë audiolog nëse ekziston mundësia që problemet e të folurit të fëmijës të shkaktohen nga ndonjë dëmtim i dëgjimit.
Të ndihmuarit e fëmijës në të zhvilluarit e të folurit
Është normale që fëmijët e vegjël t'i shqiptojnë fjalët ndryshe nga të rriturit. Nuk ka nevojë t'i korrigjoni sa herë që bëjnë ndonjë gabim, sepse mund të jetë zhgënjyese për të gjithë.
Nëse doni ta inkurajoni fëmijën, rekomandohet t'i përkujtoni fëmijës në mënyrë të sjellshme se si shqiptohen fjalët në mënyrë të saktë. Për shembull nëse fëmija thotë: ''E pash maqen'', mund t'ia ktheni ''Ku ishte macja? Çfarë po bënte macja?'' Kjo gjë përfshinë përsëritjen e tingullit që fëmija nuk e ka thënë fare ose e ka thënë gabimisht - ''mace'' - me theks të shtuar.
Nëse të folurit e fëmijës është vështirë për t'u kuptuar, mund ta ndihmoni duke:
- Kërkojini fëmijës t'ju tregojë se për çfarë po flet - për shembull, kërkoni që të bëjë me gisht drejt asaj gjëje që dëshiron.
- Bëni pyetje të thjeshta për të marrë më shumë informata rreth asaj që fëmija juaj po përpiqet të thotë - për shembull, ''A po më tregon diçka që ka ndodhur sot? A ka ndodhur në çerdhe?'' Më pas lëreni fëmijën t'ju tregojë pjesën tjetër të ngjarjes.
- Inkurajoni fëmijën të flasë ngadalë. Bëjani me dije fëmijës që po e dëgjoni dhe se e ka kohë e botës për t'ju treguar ngjarjen.
Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni lidhur me zhvillimin e të folurit
Edhe pse fëmijët mund të jenë në gjendje t'i nxjerrin tingujt e duhur, mund të mos i përdorin siç duhet brenda fjalëve në vitet e hershme. Gjatë kohës sa mësojnë të flasin, fëmijët thjeshtojnë fjalët e të rriturve për ta bërë më të lehtë t'i shprehin.
Mund të mos keni nevojë të shqetësoheni nëse fëmija i vogël:
- zëvendëson tingujt brenda fjalëve ('qem' në vend të 'qen');
- i heq disa tinguj në fund të fjalës ('kape' në vend të 'kapelë');
- thjeshton kombinimet e vështira të tingullit ("rëshite" në vend të "rrëshqitje");
- heq rrokje ('bon' në vend të 'ballon').
Përderisa mund ta kuptoni se çfarë po thotë, është në rregull nëse fëmija tre vjeçar ende i bënë të gjitha këto gjëra. Por nëse fëmija bën shumë gabime dhe nuk mund ta kuptoni se çfarë po thotë, është mirë të konsultoheni me ndonjë patolog të të folurit.