Emocionet dhe loja: foshnjat
Emocionet e foshnjës dhe loja Foshnjat sapo kanë filluar të mësojnë për emocionet e tyre dhe si t’i shprehin ato. Loja është mënyra e natyrshme si foshnjat mësojnë dhe zhvillohen, madje loja u jep atyre një mundësi për të eksploruar dhe shprehur ndjenja si lumturia ose zhgënjimi. Këtu vjen në shprehje roli juaj. Përmes lojës me foshnjën tuaj, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë t’i komunikojë emocionet. Loja me fëmijën tuaj ka të bëjë kryesisht me ndërveprimet me ju - nuk ka të bëjë vetëm me lodrat. Thjesht bërja e fytyrave me sy është një lojë për fëmijën tuaj. Në fakt edhe derisa e shikoni njëri-tjetrin në sy, ju gjithashtu ndërtoni marrëdhënien tuaj. Foshnjat mund t'ju tregojnë shumë për atë që ndiejnë duke përdorur gjuhën e trupit. Videot udhëzuesi ynë Baby Cues (Sugjerime për foshnjat) i parqet sinjalet e zakonshme për foshnjat, me qëllim që t’u ndihmojë ta kuptoni se çfarë mund të thotë fëmija juaj. Çfarë të presësh nga emocionet e foshnjës Fëmija juaj ka të ngjarë të:
Ide loje për t’i nxitur emocionet e foshnjës Këtu janë dhënë disa ide për lojëra për ta ndihmuar fëmijën tuaj të eksplorojë dhe të shprehë emocionet:
Edhe pse loja është e rëndësishme për mësim dhe zhvillim, kryesisht ajo ka të bëjë me argëtimin. Nëse nuk është argëtuese, nuk është lojë. Pra, është e rëndësishme të ndiqni shembullin e foshnjës tuaj kur vjen puna te loja. Gjuha e trupit të foshnjës suaj do t’ua bëjë të ditur kur ajo është e interesuar të luajë dhe kur dëshiron të pushojë. Kur të kërkoni ndihmë për emocionet e foshnjës Fëmijët rriten dhe zhvillohen me ritme të ndryshme. Në përgjithësi, momentet kryesore në zhvillim ndodhin në të njëjtin rend, por mosha kur ato ndodhin mund të ndryshojë për secilin fëmijë, madje edhe për fëmijët e së njëjtës familje. Ju mund të dëshironi të flisni me ofruesin tuaj të shërbimeve shëndetësore, nëse:
|