Lëvizja dhe loja: fëmijët e moshës parashkollore

Loja është çelësi për të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijëve, duke përfshirë lëvizjen dhe zhvillimin e aftësive motorike. Në përgjithësi fëmijët e moshës parashkollore kënaqen të jenë aktive, ndonëse fëmijë të ndryshëm preferojnë aktivitete të ndryshme. Idetë e lojës për lëvizjen parashkollore përfshijnë lojë me topa, kuti dhe kunja, loja në ambient të hapur, loja me vrazhdë dhe loja natyra.
Body

Loja parashkollore: pse është e rëndësishme për lëvizjen dhe zhvillimin fizik

Loja është njëra nga mënyrat kryesore si fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe rriten. Loja është e mirë për të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijës suaj të moshës parashkollor, duke përfshirë zhvillimin e aftësive fizike ose motorike të tij.

Loja me fëmijën tuaj të moshës parashkollore për çdo ditë, bën që t’i forcohen muskujt dhe eshtrat e tij\saj dhe i jep atij\asaj mundësi për t’i praktikuar aftësitë fizike. Është gjithashtu e mirë për besimin e fëmijës suaj, pasi ajo i teston aftësitë e saj dhe zbulon se ajo mund të ngjitet më lart, të vrapojë më shpejt dhe të kërcejë më larg gjatë gjithë kohës.

Loja e fëmijës suaj të moshës parashkollor përmes shumë aktiviteteve fizik gjatë ditës, është e mirë për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Fëmijët e moshës parashkollore kanë nevojë për një orë loje aktive për çdo ditë.  Në fakt, kjo lojë mund të lëviz nga vrapimi dhe hedhja në aktivitete më të qeta si ndihma me detyrat e përditshme shtëpiake dhe shkuarja për shëtitje.

Çfarë duhet të presësh: fëmijët parashkollorë dhe lëvizja

Fëmijët e kësaj moshe përgjithësisht kënaqen kur janë aktivë, edhe pse fëmijët e ndryshëm preferojnë lloje të ndryshme të lojës dhe aktivitetit fizik.

Në moshën 3-4 vjeçare, fëmija juaj i moshës parashkollore ndoshta do:

  • të fillojë të vishen vetë
  • t’i përdorë gërshërët mjaft mirë
  • ta ngasin një biçikletë me tri rrota, ndërsa nga mosha katër vjeçare do të fillojnë të përpiqen të vozisin biçikletë
  • të hidhet mbi objekte të vogla dhe do të luhatet në mënyrë të pavarur në luhatëse
  • të ecë lart e poshtë shkallëve pa u mbajtur në parmakë
  • të jetë më e\e koordinuar - për shembull, ai\ajo mund të jetë në gjendje për ta goditur me këmbë topin, duke përdorur këmbën e tij\saj të djathtë ose të majtë
  • të jetë në gjendje të qëndrojë në një këmbë për periudha të shkurtra kohore (me këmbën e djathtë dhe të majtë).

moshën pesë vjeçare, parashkollori juaj është më i koordinuar dhe më i\e fortë. Ju mund të vëreni se fëmija juaj mund:

  • të hidhet mirë në këmbën e tij\saj të majtë dhe të djathtë
  • të mësojë t’i kërcejë pengesat
  • të vishet vete pa ndihmën tuaj
  • të mësojë t’i lidh lidhëset e këpucëve
  • ta hedh, godit  si dhe të kërcejë dhe ta kap topin.

Në këtë moshë, fëmija juaj i moshës parashkollore mund të dëshirojë të luajë lojëra të organizuara me rregulla të thjeshta me fëmijët e tjerë, por ata ende do të kenë vështirësi t’i mbajnë mend rregullat. 

Gungat e vogla dhe rëniet janë të zakonshme ashtu siç fëmija juaj i zhvillon më tej aftësitë fizike. Kjo është një pjesë normale e mënyrës se si fëmijët mësojnë dhe zhvillohen.

Nëse fëmija juaj nuk duket i interesuar të bashkëveprojë me fëmijët e tjerë ose e shmangë lojën fizikisht aktive, është ide e mirë të bisedoni me ofruesin tuaj shëndetësor për zhvillimin e fëmijës suaj.

Parashkollorët me aftësi të kufizuara fizike do t’i kenë piketat e ndryshme zhvillimore në disa fusha të zhvillimit të aftësive motorike të tyre. Ofruesi juaj shëndetësor dhe profesionistë të tjerë do t’ju ndihmojnë ta përkrahni progresin e fëmijës suaj.

Ide loje për ta nxitur fëmijën tuaj të moshës parashkollore të lëvizë

Këtu janë dhënë disa ide të lojës për t’i zhvilluar aftësitë e lëvizjes së fëmijëve parashkollorë — dhe për t’ju ndihmuar të argëtoheni së bashku!

  • Jepni fëmijës tuaj të moshës parashkollor disa topa të përshtatshëm për moshën e tyre, jastëkë që mund të hedhen lehtë.
  • Jepni fëmijës tuaj parashkollor disa kuti kartoni të mëdha. Fëmija juaj mund të ngjitet mbi ta, të zvarritet dhe t’i shtyjë përreth.
  • Nëse është e mundur, ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë të ngasë biçikletën e vogël. natyrisht keni parasysh sigurinë e tij/saj.
  • Nëse është e mundur, ndani kohë për të luajtur në natyrë në një park ose terren lojërash - ose nëse jo, në oborrin e shtëpisë tuaj. 
  • Dëgjoni muzikë që fëmija juaj mund të kërcejë me të. Ju gjithashtu mund të mësoni ose të krijoni veprime për këngët së bashku. Jepni fëmijës tuaj disa pëlhura për t’i valëzuar dhe për t’i lëvizur me ritmin e muzikës.
  • Shkoni për një shëtitje në natyrë, madje edhe afër shtëpisë. Kjo e vë fëmijën tuaj në lëvizje dhe ai gjithashtu mund të mbledhë gjethe, shkopinj ose guralecë  ose të pretendojë të luajë.

Aktivitetet e qeta dhe të buta janë po aq të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës tuaj të moshës parashkollore, sa janë edhe lojërat e zëshme ose energjike. Të dy mënyrat inkurajojnë lëvizje më të mëdha. Për shembull, fëmijët parashkollorë mund të praktikojnë koordinimin e lëvizjeve të vogla të gishtërinjve të tyre përmes aktiviteteve të lojës si:

  • luajnë me lodra të vogla të ndërtimit ose copa sajuese 
  • luajnë me plastelinë
  • bëjnë aktivitete vizatimi, shkarravitje dhe shkrime.

Fëmijët mësojnë t’i shikojnë prindërit e tyre. Pra, nëse doni që fëmija juaj të jetë aktiv, është mirë që ju të jeni aktiv gjithashtu.