Rekomandime për aktivitetin fizik, kohën e qëndrimit para ekranit dhe gjumin për fëmijën në vitin e tretë të jetës dhe vitet në vijim
Aktivitetet e planifikuara ditore për një fëmijë duhet të përshtaten me moshën e tij/saj, por edhe me nevojat individuale. Krahas ushqimit, duhet menduar për kohën për lojë dhe aktivitet fizik, gjumin dhe periudhat kur fëmija është ulur, por merret me aktivitete të tilla si: biseda me anëtarët e familjes, dëgjimi i historive, qëndrimi para ekranit, qëndrimi në veturë, ngrënia. Fëmijët e moshës tre vjeç e më shumë
Aktiviteti fizik me intensitet të lehtë përfshin aktivitete me kosto energjie 1.5 deri 4.0 herë më shumë se shpenzimi i energjisë gjatë pushimit për fëmijën: larje, ecje e ngadaltë ose aktivitete të tjera të rastësishme; ato nuk rezultojnë në nxehtësinë e fëmijës. Aktiviteti fizik me intensitet mesatar deri në intensitet të fuqishëm përfshin aktivitete që kërkojnë 4–7 herë më shumë shpenzim të energjisë sesa gjatë pushimit për fëmijën: ecje e shpejtë, çiklizëm, vrapim dhe lojëra me top, kërcim, not, vallëzim etj., gjatë të cilave fëmija nxehet dhe i përshpejtohet frymëmarrja |