Aktiviteti fizik për foshnjat dhe fëmijët: pse dhe sa

Aktiviteti fizik është thelbësor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël. Aktiviteti fizik është çdo aktivitet që përfshin lëvizjen e trupit. Fëmijët kanë nevojë për sasi të ndryshme të aktivitetit fizik në mosha të ndryshme. Është mirë që fëmijët të kalojnë më shumë kohë duke qenë aktivë dhe më pak kohë ulur.
Body

Aktiviteti fizik: pse është i mirë për fëmijët?

Aktiviteti fizik është thelbësor për shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve, tani dhe në të ardhmen.

Aktiviteti fizik ka shumë përfitime shëndetësore për fëmijët. Ai:

  • forcon kockat, muskujt, zemrën dhe mushkëritë e fëmijëve;
  • përmirëson koordinimin, ekuilibrin, pozicionimin dhe fleksibilitetin e fëmijëve;
  • ndihmon fëmijët të qëndrojnë në një peshë të shëndetshme;
  • zvogëlon rrezikun e fëmijëve për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti i tipit 2 më vonë gjatë jetës.

Gjithashtu, aktiviteti fizik rrit mirëqenien e fëmijëve. Për shembull, fëmijët aktivë janë më të prirur të:

  • të kenë besim dhe të ndihen mirë;
  • të qetësohen dhe të flenë më mirë;
  • të koncentrohen më mirë në shkollë;
  • të shkojnë mirë me të tjerët dhe bëjnë miq me lehtësi;
  • të ndajnë gjërat e tyre dhe të bashkëpunojnë.

Aktiviteti fizik është një pjesë e rëndësishme e lojës dhe mësimit. Dhe kur fëmijët bëjnë aktivitet fizik me ju ose me njerëz të tjerë, kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për ta që të ndërtojnë marrëdhënie në familjen dhe komunitetin ku jetojnë.

Gjithashtu aktiviteti fizik është thjesht zbavitje e mirë për fëmijët.

Çfarë është aktiviteti fizik?

Aktiviteti fizik është çdo aktivitet që përfshinë lëvizjen e trupit. Ai përfshinë veprimtaritë e përditshme, lojën fizike aktive, sportet dhe ushtrimet e organizuara.

Aktiviteti i lehtë fizik mund të jetë një shëtitje, luajtja në një instrument muzikor ose qëndrimi në këmbë për të pikturuar në një pëlhurë pikturimi.

Aktiviteti fizik i moderuar i bën fëmijët që të zemërohen më pak  dhe të krekosen më lehtë. Alternativë për ta mund të jenë:

  • të ecurit e shpejtë;
  • kalërimi nën kujdesin e të rriturve, në shkollë ose në shtëpinë e një miku;
  • vallëzimi, hedhja, hedhja në pellgje ose balona fluturuese (xhita);
  • noti.

Aktiviteti i fuqishëm fizik i bën fëmijët të drejsiten më shumë por edhe të krenohen më shumë. Mund të përfshijë aktivitetet si:

  •  loja “në mes dy zjarreve”ose 'ndjekje me kile”;
  • ngasja e shpejtë ebiçikletës;
  • sportet e organizuara si futbolli, basketbolli, hendbolli, apo volejbolli.

Aktivitetet që forcojnë muskujt dhe kockat, i bëjnë muskujt të punojnë më shumë se normalisht dhe të vënë forcë shtesë mbi kockat – për shembull: kërcimi, vrapimi, ngjitja dhe ngritja. Veprimtaritë fizike të moderuara dhe të fuqishme shpesh ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe kockave.

Loja energjike është një mënyrë e natyrshme për fëmijët që të lëvizin dhe të jenë aktivë. Për shembull, foshnjat lëkunden dhe i shqelmojnë këmbët. Fëmijët më të rritur vrapojnë, kërcejnë, rrotullohen, godasin, hedhin, kërcejnë në muzikë, luajnë në lodrat e parkut të lojërave, kënaqen me lojën e ashpër dhe shumë më tepër.

Sa aktivitet fizik kanë nevojë fëmijët çdo ditë?

Udhëzimet australiane thonë se fëmijët nën 1 vjeç duhet të luajnë shumë në dysheme. Për foshnjat e posalindura dhe në muajt e parë të jetës është mirë që cdo ditë të vendosen barkas për rreth 30 minuta..

Fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjet duhet të jenë fizikisht aktivë për të paktën tri orë çdo ditë. Kjo përfshin lojën energjike.

Fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë për të paktën tri orë çdo ditë. Kjo përfshin një orë lojë energjike.

Fëmijët e moshës 5 deri në 18 vjeç duhet të bëjnë të paktën një orë aktivitet fizik të moderuar apo energjik, plus disa orë aktivitet fizik të lehtë çdo ditë. Dhe të paktën të jenë aktiv tri ditë në javë, duke përfshirë aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat.

Të rinjtë e moshës mbi 18 vjeç duhet të bëjnë 2-5 orë aktivitet fizik të moderuar ose 2 orë aktivitet të fuqishëm fizik në javë, ose një kombinim i aktivitetit fizik të moderuar dhe energjik që i shtohet aktivitetit të mjaftueshëm në përgjithësi. Dhe të paktën dy ditë në javë, ata duhet të bëjnë aktivitete që forcojnë muskujt.

Fëmija juaj mund të bëjë aktivitet fizik në blloqe të vogla të kohës gjatë gjithë ditës. Gjëja kryesore është që fëmija juaj të bëjë mjaft aktivitet fizik në përgjithësi. Dhe sa më shumë aktivitet fizik të bëjë fëmija juaj, sa më pak kohë të kaloj ulur , aq më mirë është për fëmijën tuaj.

Aktiviteti fizik dhe fëmijët me nevoja të veçanta

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për të gjithë fëmijët.

Nëse fëmija juaj ka nevoja të vecanta, si një paaftësi ose një gjendje mjekësore, ose keni ndonjë shqetësim për sasinë dhe llojin e aktivitetit fizik që bën fëmija juaj, është ide e mirë të flisni me mjekun familjar ose me një profesionist tjetër të shëndetit.