E qara e foshnjës së porsalindur
Ditët e para pas ardhjes së foshnjës në familje janë më të vështirat për prindërit. Shpejtë do të mësoni të njihni nevojat e foshnjës dhe t'u përgjigjeni atyre. Në fillim, krijoni një listë kontrolli të gjërave që duhen kontrolluar për të gjetur një zgjidhje dhe shkoni hap pas hapi:
- Uria është arsyeja më e zakonshme për të qarë, sa më i vogël të jetë foshnja, aq më të mëdha janë mundësitë që të dojë qumësht. Pra, provoni ta ushqeni së pari. Nëse jeni duke ushqyer me qumësht gjiri, në ditët e para vendoseni fëmijën në gji sa më shpesh që të jetë e mundur, për të stimuluar laktacionin (prodhimin e qumështit). Natyrisht, kjo nuk do të thotë që i porsalinduri që qan është gjithmonë i uritur! Së pari mbani mend kur ishte ushqyerja e fundit me gji; nëse ka kaluar më pak se një orë, merrni parasysh një arsye tjetër pse po qanë. Nëse gjithmonë përpiqeni ta qetësoni të porsalindurin duke ushqyer me qumësht gjiri, do të krijoni një foshnjë konfuze, të pasigurt që do ta ketë të vështirë të ndahet nga gjiri.
- Foshnja mund të ketë nevojë për ndërrim të pelenës. Disa foshnje nuk reagojnë menjëherë kur mbushin pelenën, e disa duan të ndërrohen menjëherë. Në çdo rast, hidhini një sy pelenës, sepse ia vlen të provoni ta ndërroni atë.
- Fëmija është i ftohtë ose shumë i nxehtë. Kini kujdes që të mos e ngrohni shumë fëmijën; rregulli është: foshnja ka nevojë vetëm për një shtresë rrobash më shumë se ju. Nëse pjesa e pasme e qafës së foshnjës është e nxehtë dhe e lagësht, ndoshta ka shumë ngrohtë, kontrolloni nëse dhoma është mbinxehur dhe rehatone. Nëse foshnja ka ftohtë, mënyra më e shpejtë dhe më e mirë për t'u ngrohur është trupi i nënës, mundësisht lëkurë-në-lëkurë.
- Foshnja dëshiron nënën, sepse çdo foshnjë ka nevojë për dashurinë, vëmendjen dhe afërsinë e nënës. Ndoshta foshnja thjesht dëshiron që ju ta përqafoni e mbani atë, si dhe të dëgjojë zërin tuaj. Ndonjëherë mjafton vetëm ta mbani afër për të ndjerë rrahjet e zemrës dhe erën tuaj.
- Dhimbja fëminore e barkut, zakonisht ndodh pas javës së dytë të jetës.
- Humori juaj personal gjithashtu mund të jetë një arsye pse foshnja është shqetësuar. Ndoshta është mbrëmje dhe jeni të lodhur; mund të jeni të mërzitur nga ndjeshmëria e fëmijës. Duke ditur se fëmija shpesh reagon ndaj disponimit tuaj, mund t'ju ndihmojë të jeni më të qetë me të.
- Ndonjëherë, angazhimi i tepërt me foshnjën mund të ndikojë që foshnja e mërzitur të qajë edhe më shumë. Nëse e mbani në dorë herë njëri- herë tjetri, nëse i ndërroni pelenat kur nuk është e nevojshme, nëse i ofroni të hajë vazhdimisht, nëse diskutoni për të qarat e foshnjës me ton të shqetësuar, mund ta shqetësoni atë edhe më shumë duke ndikuar që madje të qajë edhe më shumë.
Nëse foshnja qan vazhdimisht, në mënyrë të paqetësueshme dhe nuk mund ta qetësoni, atëherë kontrolloni:
- Nëse hunda është e mbingarkuar - pastrimi i hundës - shpëlarja me tretësirë të kripur - mund të ju ndihmojë shumë.
- Inflamacioni i veshit mund të shoqërohet edhe me të qara të papritura dhe të paqetësueshme, por është shkak shumë më i rrallë i të qarit sesa mendohej më parë.
- Nëse foshnja ka skuqje të lëkurës në zonën e pelenës.
- Kontrolloni skrotumin/testikuj dhe zonën e ijëve te të dy gjinitë. Hernia e shtypur manifestohet me ënjtje të fortë, të kuqe dhe jashtëzakonisht të dhimbshme. Kjo është gjendje që kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Foshnjat i tolerojnë shumë mirë këto operacione, qëndrojnë për një kohë të shkurtër në spital dhe shërohen shpejt.
Kur duhet ta çoni menjëherë foshnjën te mjeku?
- Të qarat dhe shqetësimet e vazhdueshme të foshnjës shoqërohen me vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje të shpejtë, buzë të zbehta ose blu, të vjella, diarre ose shfaqjen e gjakut në jashtëqitje.
- Të qara të pazakonta, monotone ose të bërtitura, të qara me zë të lartë, të shoqëruara nga me ndryshim në sjellje.
- Kur foshnja qan me dhimbje dhe nuk mund ta qetësoni në asnjë mënyrë që ka funksionuar më parë ose nuk e kuptoni arsyen e të qarit.
Reagoni ndaj të qarave të foshnjës. Me këtë reagim i mësoni fëmijës se është shumë e çmuar dhe se botës mund t'i besohet. Mos kini frikë se do ta llastoni fëmijën. Sasia e dashurisë që i jepni një foshnjeje nuk mund të jetë kurrë shumë e madhe. Është themeli që fëmija të rritet si person që do të realizojë të gjithë potencialin, të jetë i sigurt në vetvete dhe e kënaqur, i aftë për t'i dhënë dashuri partnerit dhe fëmijëve.