Si të qetësojmë një fëmijë të porsalindur kur qan: në foto
Fëmija i porsalindur qan sepse është i uritur, i mërzitur apo i lodhur?
Fëmija i porsalindur ka nevojë për tu qetësuar? Përpiquni ta mbani atë në pozicionin djep ose në krahë. Përkundeni lehtë, ecni, pëshpëritni ose këndoni. Përpiquni të mbani dritën dhe zhurmën e ulët.
A
Bebi është i uritur? Jepini të pijë gji ose një shishe. Nëse ai nuk dëshiron të ushqehet, mund të dëshirojë të thith. Fëmijëve të porsalindur jepini një beberon, ndërsa fëmijët më të rritur ndihmojini të gjejnë gishtat e tyre.
Fëmija i porsalindur është i lodhur? Provoni ta mbështillni atë me kujdes dhe duke e mbajtur në pozicion të drejtë. Më pas vendoseni për të fjetur në një vend të sigurt.
Fëmija i porsalindur qan sepse nuk ndihet rehat?
Bebi ka nevojë për të ndryshuar pelenën? Nëse ka një skuqje të lëkurës, pastrojeni me ujë të pastër, thajeni me kujdes dhe përdorni një pelenë të butë.
Fëmija i porsalindur ka nevojë të gërmsijë? Përpiquni ta mbani atë në këmbë dhe duke e fërkuar në kurriz. Kontrolloni temperaturën që ai të mos jetë shumë i nxehtë apo i ftohtë. Sigurohuni të ketë veshje të rehatshme.
Fëmija i porsalindur është sëmurë? Matni temperaturën e tij. Një temperaturë mesatare është 37°C. Bisedoni me mjekun tuaj të konsultores nëse jeni të shqetësuar.
Mbani beben të sigurt ndërsa po qan
Asnjëherë mos e tundni një fëmijë. Mund të shkaktojë gjakderdhje brenda trurit dhe syve dhe dëmtime të mundshme të përhershme të trurit.
A jeni të irrituar apo mërzitur? Nëse mendoni se nuk mund ta përballoni, vendoseni foshnjën në një vend të sigurt dhe qëndroni për pak kohë jashtë derisa të ndiheni më të qetë. Ose pyesni dikë tjetër që të kujdeset për beben.
Është në rregull të kërkoni ndihmë. Nëse është e vështirë t'ia dilni vetë mbanë me fëmijën tuaj, kërkoni ndihmë.