Si të qetësoni fëmijën që qan?

Për të qetësuar një foshnjë që qan, kontrolloni nëse ai/ajo është i uritur, i lodhur, i parehatshëm ose i sëmurë. Mos prisni të jeni në gjendje t'i njihni nevojat e foshnjës suaj në çdo kohë, kjo është diçka që e mësoni ditë për ditë.
Body

Këshilla për qetësimin e foshnjës:

  • Kontrolloni nëse foshnjës duhet t'i ndërroni pelenat, nëse ka shumë nxehtë apo shumë ftohtë.
  • Ushqeni me qumësht gjiri nëse mendoni se foshnja është uritur ose kanë kaluar më shumë se dy orë që nga vakti i mëparshëm (i njëjti rekomandim vlen edhe për foshnjat që ushqehen me formulë).
  • Ofroni ushqyerjen me gji edhe nëse foshnja nuk është e uritur, sepse ndonjëherë ka nevojë të thithë. Mund t'i ofroni edhe biberonin, por rekomandohet ti shmangini ato veçanërisht gjatë muajit të parë të jetës.
  • Flisni me fëmijën butësisht, këndoni ose lëshoni muzikë qetësuese. Ndonjëherë foshnja thjesht ka nevojë të sigurohet se ju jeni aty dhe zëri juaj mund ta qetësojë.
  • Kur qetësoni foshnjën duhet të jeni vetëm me të në dhomë, i qetë dhe i duruar. Në rast të qarave të vazhdueshme (kolika infantile), ndërrohuni me anëtarët e tjerë të familjes.
  • Disa burime të zhurmës (e ashtuquajtura zhurmë e bardhë) të tilla si tharësja e flokëve ose fshesa me korrent, mund ta qetësojnë foshnjën.
  • Lëkundni butësisht ose mbajeni foshnjën në një mbajtëse ose shall. Ndonjëherë lëvizjet dhe afërsia e prindërve mund ta qetësojnë foshnjën.
  • Shëtitja me karrocë mund të qetësoj foshnjën. Nuk këshillohet që foshnja të flejë në karrocë pa mbikëqyrje.
  • Masazhi mund të qetësojë fëmijën dhe t'ju relaksojë. Masazhi forcon edhe lidhjen me foshnjën.